Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Dybala nga karantina, mesazh të fortë njerëzve për COVID-19

Paulo Dybala, në karantinë për shkak të urgjencës së “Coronavirus”, komunikoi përmes Instagram-it, nga shtëpia e tij, me tifozët e Juventusit dhe më gjerë. Argjentinasi mohoi sërish zërat se ka dalë pozitiv me këtë virus, ndërsa dha një mesazh të fortë e të qartë:

Falënderoj të gjithë mjekët, që po rrezikojnë. Ne mund t’i ndihmojmë ata duke qëndruar në shtëpi. Asnjëherë nuk kemi dalë jashtë, na mungon stërvitja dhe loja, por vendimet e marra nga qeveria dhe profesionistët është e drejtë t’i respektojmë, sepse ata e dinë mirë çfarë situate po kalojmë.

Doja të përshëndes ata që kanë humbur të afërmit, ose miqtë, ata po punojnë për të gjetur një vaksinë. Shpresojmë ta zbulojmë së shpejti, në Itali ka shumë nevojë për të. Ne jemi në shtëpi, duke respektuar ato që na thonë, ndërsa presim për lajme të mira, që të kthehemi e të luajmë, kur situata e lejon.

Në këto ditë ka dalë një lajm plotësisht i rremë për pozitivitetin tim. Unë nuk jam infektuar. E kam thënë tashmë përmes Twitter dhe e përsëris këtu. Në ditët e ardhshme do të njoh rezultatin e dytë të tamponit. Shpresoj që të jetë në rregull dhe do të vazhdoj karantinën.

Sot, të gjithë tifozët janë një ekip për të luftuar së bashku. Këtu nuk ka ngjyra klubesh, palë politike, ose media të ndryshme. Ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku. Ne po mundohemi të japim një shembull, për të mos bërë gjëra të këqija. Ka një mënyrë për t’i shmangur ato”.

Related posts

KËRKON ME ÇDO KUSHT FITOREN/ Formacionet zyrtare të Real përballë Valencias (FOTO)

Isa.Autor

Zhang jr: Po krijojnë shumë rrëmujë, por nuk do të na ndalin

Sadik.Autor

“DUARTE ËSHTË NJË MBROJTËS SHUMË I MIRË”/ Flet Dida: Pikat e tij të forta janë…

Delo.autor

Leave a Comment