Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E “DEMIT” LAUTARO NË DILMË/ Conte ka gati dy zëvendësuesit e tij, ja emrat

Interi po mendon për merkaton e verës dhe frika e madhe e trajnerit Antonio Conte është largimi i argjentinasit Lautaro Martinez. Barcelona është pas sulmuesit të ri dhe gjasat janë që katalanasit të paguajnë klauzolën e tij të lirimit.

Zikaltrit nuk duan të mbesin thatë dhe kanë nisur të mendojnë zëvendësuesit e Lautaros. Oliver Giroud është emri që dihet, pasi francezi u kërkua nga Antonio Conte dhe në janar, por në dritë ka dalë një emër i ti.

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mund t’u bashkohet italianëve. Gabonezi është mërzitur tek Arsenali, pasi do të luajë në Champions League dhe Interi ia jep këtë mundësi. Auba është golashënuesi më i mirë i Premier Leagues dhe afrimi i tij do të sillte gola të sigurtë.

Related posts

KUKËSI-PARTIZANI/ Skuadra e Dajës dyfishon shifrat, realizon edhe Solomon (VIDEO)

Delo.autor

Futbollist në Premier League? Jo jo, më mirë menaxher i tyre

Sadik.Autor

Juventus, gati të shënojë një super gol falë një “asisti” të Neymar

Q.Autor

Leave a Comment