Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Fabregas: Tre muaj më parë nuk do ta kisha bërë kurrë atë gjë

Ditë prezantimi për Cesc Fabregas, i transferuar te Monaco pas katër viteve të kaluara me fanellën e Chelseas. Pikërisht gjatë ceremonisë së prezantimit, ylli spanjoll ka dhënë për mediat edhe fjalët e tij të para si futbollisti më i ri i ekipit të principatës.

“Kishte ardhur fiks momenti për të ndryshuar ambient, ndonëse të largohesh nga Premier League ishte e vështirë, pas 13 vitesh gjatë të cilave kam fituar shumë trofe, ndihem më shumë anglez se spanjoll. E kam menduar për një kohë të gjatë se çfarë duhet të bëja, dhe në përfundim besoj se kam marrë vendimin e duhur”, u shpreh mesfushori spanjoll.

“Tre muaj më parë nuk do ta mendoja kurrë të largohesha nga Chelsea, por më pas ndodhën shumë gjëra dhe në përfundim ja ku jam. Ndodhem këtu për të ndihmuar Henry dhe klubin. Për mua është gjithashtu një sfidë e madhe. E nisëm mirë me një pikë në Marsejë. Nuk ndodhemi në një situatë të mirë, por kemi futbollistë ekspertë”, deklaroi Fabregas.

Related posts

Gjoba për “shqiponjat”, 27 mijë dollarë për një ditë!

Isa.Autor

PO SHKËLQEN TEK SASSUOLO/ Drejtuesit e Juventus të mahnitur për ish-mesfushorin e talentuar të Milan…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Është lojtar i lirë, klubi i njohur kërkon rikthimin e Mandzukic në Europë

Delo.autor

Leave a Comment