Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Futbolli në krizë prej COVID-19, FIFA ka gati dy vendimet e bujshme

FIFA po analizon ecurinë e pandemisë së “Coronavirus” dhe ndikimin e saj në kalendarin dhe ekonominë e futbollit. Ndër idetë që janë duke marrë formë, sipas një dokumenti të grupit të punës, të krijuar pas shpalljes së emergjencës globale, në të cilin agjensia “Reuters” kishte qasje, por akoma pa konfirmim zyrtar nga qeveria botërore e futbollit, është zgjerimi i kontratave të lojtarëve dhe trajnerëve. Kjo nënkupton që marrëveshjet në fuqi, që kanë afat deri më 30 qershor, të jenë në vlefshme deri në fund të sezonit (kur të mbarojë).

Gjithashtu, FIFA do të propozojë zgjatjen e merkatos së verës, nga qershori deri në janar, kur të fillojë dimri. Me këtë masë, do të ishte më e lehtë të përfundonin kompeticionet me një normalitet të caktuar dhe të lehtësohet tregu i transferimeve në një kohë kur askush nuk e di se kur kampionatet do të jenë në gjendje të rifillojnë dhe kur nuk ka siguri se mund të ndodhë kjo kudo, në të njëjtën kohë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, iu ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij të kontribuojnë me ide për të zgjidhur problemet që do të sjellë pandemia. Më i ndërlikuari është kalendari, sepse disa Liga kërkojnë të zënë datat e FIFA-s, që kjo e fundit i lë të lira për kombëtaret. Infantino, i cili tashmë e ka konfirmuar shtyrjen e një kompeticioni si Botërori i Klubeve, dëshiron të shohë homologët europianë (UEFA), para se të ndërmarrë një hap të ri, i cili mund të jetë ky i zgjerimit të kontratave të lojtarëve e trajnerëve dhe i merkatos së ardhshme.

Në çdo rast, nuk ka asgjë të vendosur për këtë çështje, sepse FIFA, në këtë kohë, ka vetëm një përparësi: Ndihmë në luftën kundër pandemisë. Kur kriza të ketë mbaruar dhe të garantohet shëndeti në të gjithë Europën e botën, atëherë do të merret me kalendarin e ri.

Related posts

DEKLARATA E LEGJENDES ARGJENTINASE/ Ju tregoj çfarë dua nga Ancelotti

Isa.Autor

ZENIT-CHELSEA/ Tuchel i beson treshes së sulmit Hudson-Odoi-Werner-Lukaku (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Buffon në Argjentinë te Boca Juniors?

Sadik.Autor

Leave a Comment