Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Gjesti i bukur i skuadrës së “Fenomenit” me tamponët: Dikush ka më shumë nevojë…

Një gjest i bukur nga skuadra spanjolle e Valadolidit, që ka presidenti Ronaldo “Fenomenin”. Në Spanjë, situata e emergjencës nga Koronavirusi po përkeqësohet nga dita në ditë dhe qeveria ka vendosur të mbyllë çdo aktivitet, ku pjesëmarrja e njerëzve është e madhe, sepse kështu rrezikohet infektimi masiv.

Numri i viktimave është rritur menjëherë në Spanjë, ku lajmi i gjestit të Real Valadolidit ka bërë bujë. Drejtuesit e kësaj skuadre vendosën të refuzojnë tamponët e vënë në dispozicion nga Federata Spanjolle e Futbollit, duke u dhënë një mundësi atyre që kanë më shumë nevojë për to.

“Nuk i kemi pranuar tamponët për arsye mjekësore dhe sociale. Asnjë futbollist i skuadrës sonë nuk ka shfaqur simptoma dhe kemi menduar se dikush tjetër ka nevojë shumë më shumë se ne. Këta janë personat, të cilëve u duhet dhënë prioritet në këtë moment shumë të vështirë”, – shkruhet në njoftimin e publikuar na faqen zyrtare të klubit të drejtuar nga Ronaldo. Një gjest që është përshëndetur nga të gjithë në Spanjë dhe jo vetëm.

Related posts

U MPOSHTËN ME “MANITA” NË DERBI/ Por fajin e gjen te gjykimi, Partizani shfryn

Delo.autor

AKUZAT PËR DOPING/ Reagimi I FUNDIT I RAMOS, frikson keq REALIN, lojtari nuk…(VIDEO)

Isa.Autor

RINOVOI ME PSG-NË/ Interi shënjestron një tjetër objektiv në mbrojtje

Delo.autor

Leave a Comment