Futboll Seria A Sport

CAS MERR VENDIMIN/ Milani detyrohet t’ia paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës, për shkak të…

Sulmuesi portugez Rafael Leao është në telashe të vërteta, pasi TAS-i i Lozanës ka vendosur se duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës një shifër prej 16.5 milionë eurosh, për prishjen e njëanshme të kontratës, në verën e 2018-ës.

Pas dhunës së ushtruar nga fansat e klubit ndaj disa prej lojtarëve, shumë prej tyre prishën në mënyrë të njëanshme kontratën me Sportingun e Lisbonës, mes të cilëve ishte edhe sulmuesi i talentuar Rafael Leao.

Ky i fundit u transferua te francezët e Lille dhe fitoi betejën e parë me klubin luzitan në FIFA, ndërsa verën e 2019-ës iu bashkua Milanit për shifrën e 35 milionë eurove. Megjithatë drejtuesit e Sportingut nuk u dorëzuan dhe apeluan vendimin në TAS.

Ky i fundit u shpreh sot se Leao nuk ka qenë në kushtet për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën dhe për këtë arsye duhet të dëmshpërblejë klubin e Sportingut të Lisbonës me shifrën e 16.5 milionë eurove.

Related posts

“MOS U TALL ME MIELLIN E GJERMANIT”/ Si u rikthye dhe njëherë “HIJA”, e “PANCERAVE” të kombëtares tek Bayern-i

F.autor

REFUZON TË QENDROJË TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ja rroga “faraonike” që Real Madridi i jep Pogbas

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ 70 ultras qipriotë kërkojnë të “pushtojnë“ Laçin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment