Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Hysaj dhe vajzat e kombëtares këshillojnë shqiptarët (VIDEO)

Ashtu pjesa më e madhe e globit, edhe Shqipëria po vuan përhapjen e Covid-19 dhe qeverisë i është dashur të izolojë gjithë vendin për të evituar përhapjen në masë të madhe, diçka që do të shkaktonte një kaos të madh, pasi dihet që sistemi jonë shëndetësor nuk mund ta përballojë një fluks të tillë.

Për këtë, shumica e personave publikë, që kanë reputacion të konsiderueshëm në Shqipëri kanë marrë iniciativën të ndërgjegjësojnë sa më shumë, duke i këshilluar të zbatojnë rregullat dhe të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi.

Edhe futbolli që është një sport që ka shumë ndikim te masat po bën punën e tij për këtë situatë.

Futbollistë të shumtë, gazetarë e personalitete të larta të vendit tonë kanë regjistruar video nëpër shtëpitë e tyre dhe i këshillojnë shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi.

FSHF ka marrë një nismë të tillë dhe çdo ditë në rrjetet sociale publikon disa video me lojtarë meshkuj dhe femra të kombëtares që ndërgjegjësojnë shqiptarët.

Orët e fundit ka qenë radhe e Elseid Hysajt, Gentian Selmanit dhe dy vajzave të kombëtares së femrave, Mikaela Metalla dhe Suada Jashari. Të gjithë bëjnë thirrje të respektojmë rregullat e duhura dhe janë të një mendimi se të gjithë bashkë do t’ia dalim.

VIDEO 1

VIDEO 2

VIDEO 3

Related posts

PASI FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Di Maria: Te PSG duam të fitojmë gjithçka, ta bëjmë Messin të…

Delo.autor

KLOPP I PËRQËNDRUAR TEK DERBI/ Lojtari i tij humbet në gjumë gjatë ndeshjes me Everton (FOTO)

Delo.autor

NUK KA MË DILEMA/ Raiola është dakord: IBRA te MILANI? Pse jo, por me një KUSHT

Isa.Autor

Leave a Comment