Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Sheiku i PSG-së gati të blejë klubin anglez…

Përfaqësues të “Qatar Sport Investment” (IQS), që udhëhiqet nga Naser Al Kelaifi, presidenti i PSG-së, do të takohen brenda ditës së sotme, me krerët e klubit anglez të Lidsit, për të arritur një marrëveshje për blerjen e skuadrës, që luan në Championship.

Siç raporton “L’Equipe”, ky lajm është zbuluar nga “Financial Times”, para disa kohësh, por nuk është pranuar nga palët. Gazeta franceze ka nxjerrë detaje të reja dhe ka publikuar lajmin se sot do të ketë një takim mes palëve.

Përfaqësuesit e IQS së bashku me Naser Al Kelaifin, do të takohen në Doha, me njerëzit e Lidsit për të folur mbi blerjen e klubit anglez, i cili në të shkuarën ka arritur në Ligën e Kampionëve.

Lidsi prej disa vitesh luan në Divizonin e Dytë të Anglisë, duke mos arritur të ngjitet dot në Premier Ligë. Sezonin që lamë pas ishte shumë pranë, por në ndeshjet deçizive dështoi të kapte elitën .

Related posts

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Nuk ndalet sulmuesi Manaj, shënon gol dhe hap rrugën e fitores për ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

TRADHËTON ARGJENTINËN/ Maradona zgjedh ekipin e tij më të mirë

Delo.autor

Akuza e Alonso: Sot piloti vlen gjithnjë e më pak në Formula 1

Sadik.Autor

Leave a Comment