Futboll Seria A Sport

“KORONAVIRUSI”/ Juventus-Inter mban pezull Italinë, por mund të luhet…

Ajo që supozohej të ishte fundjavë e një futbolli të shkëlqyeshëm në Itali, çka pjesërisht ndodhi falë Lazio, Napoli, Atalanta dhe Roma, është shndërruar në dy ditë fjalësh, diskutimesh, madje edhe helmesh. Shkak për këtë u bë shtyrja e Juventus-Inter dhe 5 ndeshjeve të tjera, për të mos u luajtur pas dyerve të mbyllura, nga “Coronavirus”. Dekreti i ri i qeverisë është i qartë: dyert e mbyllura të stadiumeve në Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romagna, si dhe në provincat e Savona dhe Pesaro Urbino, do të mbeten deri të dielën, 8 mars.

Prandaj, sipas “Gazzetta dello Sport”, hipoteza për të luajtur ndeshje me publikun është e mundshme të hënën e 9 marsit. Kjo është dita e parë e vlefshme për t’i rikthyer tifozët në stadiume, nëse nuk dalin dekrete të tjera të urgjencës nga qeveria. Të gjitha ditët e tjera të kampionatit janë të zëna, duke përjashtuar mesjavën e 13 majit. Ajo është java e parë dhe e vetme e lirë, në të cilën do të luhej pa rrezikun e skuadrave italiane të angazhuara në kompeticione të tjera.

Sidoqoftë, është e pamundur të vonosh fundin e kampionatit, për shkak të “Euro 2020”. Nga 25 maji, trajnerët e kombëtareve duan të kenë në dispozicion lojtarët. Dhe përfundimi i Serie A është planifikuar për më 24 maj. Zgjidhja e 9 marsit mund t’i kënaqte të gjithë, madje edhe Interin, i cili kishte thënë se nuk dëshironte të luante pas dyerve të mbyllura, përmes Giuseppe Marotta, gjatë fundjavës së kaluar. Një skenar që mbetet i realizueshëm, i cili do të paraqitet për miratim nga Asambleja e Ligës, e thirrur për ditën e mërkurë. Prandaj, në këtë datë mund të se kur do të luhen 6 ndeshjet e shtyra: Juventus-Inter, Milano-Genoa, Sasuolo-Brescia dhe Parma-Spal.

Të gjitha mund të zhvillohen të hënën, me tifozët në stadiume, ndërsa Sampdoria-Verona dhe Udinese-Fiorentina, gjithashtu, do të luheshin të shtunën dhe të dielën. Në fakt, dekreti aktual në fuqi nuk ka të bëjë me Liguria dhe Friuli, megjithëse do të ndalohej udhëtimi për “skaligerët”.

Me këtë grafik, zhvillimi i Verona-Cagliari do të mbetej për 11 marsin, ndërsa Torino-Parma mund të shtyhej për një ditë, në 12 mars, duke pasur parasysh që “kryqtarët” do të ishin të zënë të hënën dhe duhet të luanin përsëri të mërkurën.

Kjo perspektivë kalendarike do të linte në pritje vetëm Inter-Sampdoria dhe Atalanta-Sassuolo, për zhvillimin e të cilave duhet të pritet rezultati i rrugës europiane të dy skuadrave të para. Ndërkohë, këtë javë “Coppa Italia” duhet të zhvillohet zyrtarisht, me kufizime në stadium, sipas dekretit qeveritar. Këto janë shenjat e para të rifillimit të normalitetit në Serie A.

Related posts

Kanosja me thikë e trajnerit Migen Memelli, reagon KF Tirana: Do marrim masa

Sadik.Autor

As Messi, as Ronaldo. Eshtë vetëm 13 vjeç dhe shënon këtë supergol (VIDEO)

Sadik.Autor

KATASTROFA NË LONDËR/ Ja notat e futbollistëve të kombëtares shqiptare nga gazeta e njohur angleze…

Delo.autor

Leave a Comment