Basketball Sport

NBA/ LeBron e Giannis duel në distancë, “fluturojnë” Lakers e Milwaukee

Skuadra e Lakers nuk ndal rrugëtimin e saj në Konferencën e Lindjes, duke ruajtur kreun edhe pas fitores 122-114 ndaj New Orleans. Sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por në minutat e fundit miqtë nga Kalifornia u shkëputën. LeBron James realizoi një “triple double”, me 34 pikë, 12 rebound e 13 asist, mbështetur nga Kuzma me 20 pikë (Davis ishte pushim). Në kahun tjetër u dallua Williamson me 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi 136-130 Philadelphia, sfidë vendosur në periodën e fundit për vendasit. Leonard realizoi 30 pikë, ndërsa tri lojtarë e mbyllën me nga 24 pikë: George, Harrell e L.Williams. Skuadra e Denver fitoi 133-118 ndaj Toronto, dy ekipe pretendente në Konferencat përkatëse. Denver e dominoi ndeshjen, me Jokic protagonist me një “triple double” (23 pikë, 18 rebound e 11 asist).

Renditjen e përgjithshme të NBA-së e kryeson Milwaukee, që sot fitoi 93-85 ndaj Charlotte, sfidë me rivalitet shumicën e kohës. Ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 41 pikë e 20 rebound. Dallas, falë 38 pikë e 13 rebound të Porzingis, mundi 111-91 Minnesota, ndërsa Washington triumfoi 124-110 ndaj Golden State, me Beal autor të 34 pikëve.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Milwaukee, 85-93

Minnesota – Dallas, 91-111

Clippers – Philadelphia, 136-130

Denver – Toronto, 133-118

Sacramento – Detroit, 106-100

New Orleans – Lakers, 114-122

Golden State – Washington, 110-124

Related posts

“RONALDO NJË SHEMBULL…”/ Solskjaer: Van de Bek i mërzitur? Nuk dua lojtarë turivarur në ekip

Delo.autor

PSG E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Sheiku gati 100 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

NJË PENALLTI VENDOS TITULLIN NË SPANJË? Plasin polemikat pas fitores së Realit, reagon dhe trajneri i Barçës

Delo.autor

Leave a Comment