Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Juventusi me njoftim të rëndësishëm! (FOTO)

Coronavirusi ka vënë në alarm pothuajse të gjithë Botën me virusin e tmerrshëm që ka prekur deri tani mbi 180 mijë njerëz. Italia është vendi më i prekur në Evropë, me vendin fqinj që numëron gati 28 mijë të prekur.

Për këtë arsye masat kanë qenë edhe më drastike. Futbolli normalisht që ka kaluar në plan të dytë, teksa nuk kanë munguar rastet e të prekurve te futbollistë të ndryshëm.

Në klubin e Juventusit, Daniele Rugani rezultoi pozitiv dhe për këtë arsye të gjithë janë të izoluar. Për sa i përket ekipit të femrave, edhe aty dyshohet të ketë të prekura dhe për këtë arsye klubi bardhezi ka dalë me një komunikatë urgjente, ku shkruan se 10 futbolliste, të cilat janë edhe pjesë e Kombëtares italiane janë në izolim, pasi dyshohen se mund të jenë pozitive me COVID-19.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus “kërcënon” Man United, Man City dhe PSG për “RONALDON E RI”

Isa.Autor

“KEMI MENDUAR RIKTHIMIN NË ITALI”/ Flet bashkëshortja e Thiago Silvas: Maldini pinte cigare dhe luajti deri në…

Delo.autor

HUMBJA NË DERBI NDAJ TORINOS? Mbrojtësi Kumbulla: Nuk ka shumë për të thënë. Duam ta harrojmë atë ndeshje dhe…

Delo.autor

Leave a Comment