Futboll Sport

NGA NOVARA NË “TEATRIN E ËNDRRAVE”/ Fernandes rrëfen takimin e parë me “Përbindëshin” CR7

Lojtari më i mirë i muajit shkurt. Një debutim ëndrrash në Premier League për Bruno Fernandes, i cili pas muajsh dhe muajsh përpjekjesh, e ka realizuar përfundimisht objektivin e tij: të shkojë e të luajë në kampionatin më prestigjioz në botë. Te Manchester United, një nga klubet më të rëndësishme në histori.

Ish-mesfushori i Novara, Udinese dhe Sampdoria në Itali foli për këtë, por edhe për shumëçka tjetër. Duke u nisur nga ndikimi, mbase edhe i papritur, që pati te Manchester United: “Kam pasur një muaj shumë të rëndësishëm. Më ndihmuan shumë bashkëlojtarët dhe u prita mjaft mirë. Besimi që ata më dhanë nga fillimi e bëri këtë muaj shumë të mirë”.

Nga Manchester United te… Novara, skuadra e parë italiane e Bruno Fernandes, e cila i sjell në mend momentin e shkuarjes së tij në Itali: “Menaxheri im aktual kishte shkuar për të parë një djalë nga të rinjtë e Boavista. Pas 20 minutash u largua, sepse më pëlqeu mua dhe jo atë djalin. Ai arriti të kuptojë se do të kisha një karrierë të shkëlqyer. Asokohe kisha dy zgjedhje: një ekip anglez, ose Novara. Unë zgjodha Novara, sepse më bindën me projektin dhe mënyrën se si silleshin. Ata më ndiqnin prej dy javësh. Në atë kohë 40 mijë euro për një lojtar 17-vjeçar nuk ishte shumë normale…”

Dhe tani Manchester United: “Si ndihem me fanellën e kuqe legjendare? Kur mbërrita për vizita mjekësore, gjithçka më surprizoi, sidomos qendra sportive. Ju e kuptoni që është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Në “Old Trafford”, sa jeni në tunel nuk dëgjoni asgjë. Pastaj, kur futeni në fushë, dëgjoni një zhurmë të jashtëzakonshme. Nëse flisni për stadiume, që të gjithë i kujtojnë, më historikët janë “San Siro” dhe “Old Trafford”.

Disa fjalë edhe për marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon, shokun e tij të kombëtares: “Që kur kam shkuar në ekipin kombëtar, ai më ka pritur shumë mirë. Ne e shikojmë atë si idhull. Gjithmonë ka qenë një idhull për mua. Unë ndoqa shembullin e tij, është një nga të preferuarit e mi. Kur më thirri Portugalia, Ronaldo erdhi tek unë dhe më tha: “Bravo, ju jeni duke bërë mirë te Sporting, vazhdoni kështu!” Këto fjalë më frymëzuan pa masë. Fakti që erdhi të flasë me mua më bëri të lumtur, më stimuloi të jap më shumë”.

Related posts

Toni Kroos: Titulli i 4-t i Champions League do të ishte i frikshëm

Sadik.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Policia “blindon” zonën rreth stadiumit “Air Albania”, tifozët i nënshtrohen kontrolleve (VIDEO)

Delo.autor

NGA VIRUSI TEK FUTBOLLI/ Shikoni koreografinë drithëruese të Zenitit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment