Futboll Seria A Sport

VAZHDON TË MENDOJË PËR TË ARDHMEN/ Juventus i bëhet makth Interit, ja plani për “Pirlon e ri”

Juventusi vazhdon të mendojë për të ardhmen dhe ka kuptuar që, nëse ka një repart për t’u përmirësuar më tej në merkaton e verës, kjo është mesfusha. Dhe objektivi madhor, prej muajsh, është Sandro Tonali, i konsideruar si “Pirlo i ri”. Kjo gjë, sigurisht nuk është një mister.

Presidenti i Brescia, Cellino, kërkon jo më pak se 50 milionë euro për të. Në të vërtetë, nëse kampionati do të rifillonte dhe Tonali do ta rriste ende performancën e tij, kjo shifër nuk mund të jetë më e mjaftueshme.

Por, homologët teknikë mund të kishin një rol vendimtar. Fabio Paratici ka dy karta të shkëlqyera në dorë, për ta realizuar operacionin: Nicolussi Caviglia, mesfushor i datëlindjes 2000, i cili po bën mirë në huazimin te Perugia, dhe Idrissa Touré, i të njëjtit rol (datëlindja 1998), protagonist me Juve U-23 në Serie C. “Tuttosport” e zbulon një plan të tillë.

Nicolussi Caviglia, vitin e kaluar debutoi në Serie A, nën menaxhimin e Allegri. Touré mbërriti nga Gjermania verën e kaluar dhe tani përfaqëson një drejtim kryesor të skuadrës bardhezi U-23.

Konkurrenca për Sandro Tonali vjen jo vetëm nga Italia (me Interin në “pole”, midis skuadrave të tjera), por edhe nga jashtë: të dy Manchesterët, Chelsea, Atletico Madrid dhe PSG.

Related posts

RRËFEN NJË HISTORI TË VEÇANTË/ Gjyqtari Clattenburg: Një koleg dyshoi për trukim ndeshjesh, kisha blerë një…

Delo.autor

U MUNDËN NGA LEVANTE/ Ylli madrilen: Me Lopeteguin deri në VDEKJE, lëreni të…

Isa.Autor

Dalipi: Kukësi të fokusohet te Kupa, ne duam vendin e dytë dhe Champions-in!

Sadik.Autor

Leave a Comment