Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Legjenda e Realit “shpërthen” kundër politikanëve: Në cilën botë mu** jetoni?!

Iván Campo ka kritikuar ashpër qëndrimin e politikanëve në menaxhimin e krizës së “Coronavirus”. Lojtari legjendar i Real Madridit ka deklaruar se ata po kërkojnë vetëm “të marrin medalje, duke e ditur që po vinte një pandemi botërore”. Iván Campo, lojtari mitik i të bardhëve dhe Real Mallorca, mes skuadrave të tjera, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpërthyer ndaj sjelljes së politikanëve në këtë kohë emergjence globale.

“Në cilën botë mu** jetoni, për të dëgjuar kaq shumë gënjeshtra dhe gënjeshtra të vazhdueshme nga të gjithë politikanët e Spanjës, që mezi prisnin medaljen e tyre, duke ditur se po vinte një pandemi globale”, – shkroi ai.

“Iván Campo shkon më tej: “Politikanët dhe qeveritarët nuk kanë lëvizur as gishtin ndaj kësaj situate, e cila përkeqësohet çdo ditë për shkak të moskompetencës së tyre. Kam lexuar tani që Kryeministri po zgjat gjendjen e alarmit për krizën e “Coronavirus” edhe për 15 ditë të tjera nga sot. Por, a nuk e bëtë një konferencë shtypi dje dhe nuk mund t’ia komunikonit këtë kombit? Në cilën m** bote jetoni?”

Spanja, në këtë krizë, është afër 30.000 të infektuarve dhe 1720 vdekje, siç ka raportuar Ministria e Shëndetësisë atje. Sa i përket futbollit, Valencia konfirmoi se 35% e saj është testuar pozitive dhe fajëson udhëtimin në Milano për të luajtur kundër Atalanta, në Champions. Përveç saj, Espanyol ka pesë raste të konfirmuara, ndërsa Alavés me tre. Jashtë kufijve iberikë, Juventusi ka tri raste, si Rugani, Matuidi dhe Paulo Dybala.

Related posts

Barcelona fillon merkaton, gati zyrtarizmi me “yllin” brazilian

Sadik.Autor

LIVE/ Nis sfida mes Gjermanisë dhe Holandës

Delo.autor

HERO I “EURO 2026″/ Ish-mesfushori i Kombëtares i thotë lamtumirë futbollit të luajtur

Delo.autor

Leave a Comment