Futboll Sport

MUNGUAN NË STËRVITJE/ Frikë te klubi i madh i Premier Ligës, helmohen 12 persona pas sfidës me…

Futbollistët e Mançester Junajtidit dhe stafi dyshohet për një helmim nga ushqimi në transfertën e tyre të Ligës së Europës në Moldavi.

Skuadra e Erik ten Hagut udhëtoi drejt Kishinaut për të luajtur ndeshjen e javës së dytë të kompeticionit europian kundër Sherif Tiraspolit të enjten, ku fituan 2-0 falë golave të Xhejdën Sanços dhe Kristiano Ronaldos.

Skuadra u kthye në Mançester më pas me një avion privat dhe “The Sun” ka zbuluar se shumë prej pjesëtareve të ekipit shfaqën probleme shëndetësore ditën e premte.

Deri në 12 pjesëtarë të klubit, futbollistë dhe staf, munguan në stërvitjen e ditës së premte, ndërsa disa të tjerë nuk ishin të pranishëm as ditën e shtunë.

Junajtid dyshoi menjëherë se shkaku ishte një helmim nga ushqimi, por nuk janë të sigurt nëse bëhet fjalë për atë që konsumuan në Moldavi ose në avion duke u kthyer.

“Djajtë e kuq” nuk luajtën gjatë fundjavës ndërsa ndeshja e tyre e së dielës kundër Lidsit në Premier Ligë u shty për shkak të mungesës së forcave policore të angazhuara në ceremoninë e funeralit të mbretëreshës.

Nuk ka shumë informacione se sa problematike do të ishte situata me personat e helmuar nëse ndeshja do të ishte luajtur.

Disa prej lojtarëve që munguan në stërvitje ditën e premte u rikthyen të shtunën, por më pas situata e të gjithëve u përmirësua dhe ata mundën të nisen në grumbullimet me kombëtaret e tyre.

Junajtidi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Por testi i tyre i radhës do të vijë shumë shpejt pas pushimit të kombëtareve, me derbin kundër Sitit në “Etihad” më 2 tetor.

Më pas skuadra e Ten Hagut do të udhëtojë drejt Nikosias për t’u përballur me Omonian në Ligën e Europës. Ata kanë 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para në grup, që e nisën me humbjen 1-0 në “Old Trafford” përballë Sociedadit.

Related posts

MBLEDHJE TEK EGNATIA/ Drejtuesit e klubit analizojnë situatën kritike pas humbjeve

Delo.autor

DEL VIDEO/ Sadio Mane lojtar dhe njeri i madh, ndihmon punonjësin gjatë grumbullimit me Senegalin

bora.autor

AKUZA E KRITIKA/ Ja çfarë bën çdo ditë në orën 07:30 të mëngjesit BALOTELLI

Isa.Autor

Leave a Comment