Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Materazzi sulmon ashpër presidentin e klubit të Serie A: Të ra maska, frikacak!

Vendimi i Massimo Cellino, pronar i Brescia, që të thërrasë ish-trajnerët Corini dhe Grosso (paguhen ende sipas kontratës), si dhe stafet e tyre, për të stërvitur lojtarët në kushtet e pandemisë globale, me situatë dramatike, veçanërisht në Itali, ka tërbuar Shoqatën Italiane të Trajnereve. Një ngjarje që e shtyu Marco Materazzi të komentojë ashpër për atë që ndodhi ditët e fundit.

Në një deklarim për “Gazzetta dello Sport”, Materazzi nuk i kurseu fjalët për të përcaktuar se çfarë ndodhi. Kampioni i Botës më 2006 ka sqaruar se ka dokumentuar gjithçka, para se të thoshte fjalët e tij në rrjetet sociale, ditët e fundit, në të cilat kishte shpërthyer kundër Cellino:

Unë jam i sinqertë, ka njerëz që shfrytëzojnë emergjenca të tilla për të gjetur justifikime, për të anulluar kontratat e punës. Përtej gabimeve të fasadës, sjellja e tij ishte e një frikacaku. Unë shqetësohem për të gjithë Italinë, por mbi të gjitha kur vjen puna te njerëzit e futbollit, të cilit i kam kushtuar jetën. Duket sikur ky president mezi ka pritur të shpërthente një epidemi e tillë, të vdisnin kaq shumë njerëz, që të kujtohej për kontratën e trajnerëve dhe lojtarëve. Kjo ishte gjëja që më pëlqeu më së paku këto ditë. Atij i ra poshtë fasada, u tregua një frikacak”.

Shoqata Italiane e Trajnerëve kishte qenë e qartë për situatën, që kishte lindur: “Sjellje të tilla janë plotësisht të paligjshme dhe kundërshtim me sensin e përbashkët, korrektësinë e mirëbesimin në ekzekutimin e kontratës, duke marrë parasysh seriozitetin e situatës. Shqetësuese situata që po prek provincën e Brescia ditëve të fundit, por duhet respektuar pezullimi aktual i trajnimit të ekipit të parë, me pushime deri më 28 mars”.

Related posts

“MAGJIA” E “TË KUQVE”/ Keita ndëshkon Bournemouth, shikoni se çfarë bën Salah (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURI TE PGS-JA/ Shikoni sa shpenzojnë francezët për pagat e lojtarëve

Delo.autor

Zbulohet çfarë kishe shkruar Mourinho para dy golave nga Rashford

Q.Autor

Leave a Comment