Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ U kthye në Serbi për ditëlindjen e të dashurës, ja çfarë rrezikon ylli Jovic

Luka Joviç, sulmuesi serbi i Realit të Madridit, rrezikon deri 12 vite burg, për shkak se u kthye në Serbi në një moment kur masat kundër koronavirusit kishin filluar të merreshin nga autoritetet.

Siç raportojnë mediat serbe, Joviç u pa rrugëve të Beogradit ku shkoi për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, pasi kishte dalë lajmi se lojtarët e Realit do të futeshin në karantinë sepse një lojtar i ekipit të basketbollit kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

luka-jovic-real-madrid-1560349200-22925

Mirëpo, pavarësisht se klubi Realit të Madridit raportoi një ditë me parë se 22 vjeçari kishte marrë lejen e nevojshme për t’u kthyer në vendin e tij, Joviç rrezikon të ndëshkohet si çdo njeri tjetër në rast se rezulton që ka shkelur rregullat e vendosura.

Për më tepër, Ministri i Brendshëm serb, Nebojsa Stefanoviç deklaroi: “Fakti se ata janë sportistë të njohur dhe të pasur nuk i shpëton nga ndëshkimi.

Të respektojnë ligjin, ose do të shkojnë në burg. Ata që thyejnë rregullat e karantinimit rrezikojnë burgim deri 12 vite burg.”

Related posts

SARRI BËN “GODITJET” E FUNDIT NË MERKATO/ Ja super formacioni i Juventus me blerjet e reja (FOTO)

Delo.autor

E zbulon gazeta “AS”/ Trajneri i REALIT kërkon të transferojë këtë SUPER lojtar

Isa.Autor

Chiellini: Totenhemi luajti mirë por eksperienca bëri diferencën

Q.Autor

Leave a Comment