Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Merret vendimi përfundimtar, ja çfarë do të ndodhë me ndeshjet e Serie A

Serie A rrezikon të shtyhet sërish, për shkak të panikut që ka mbërthyer Italinë nga Koronavirus.

Në 12:30 ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja mes Parmës dhe SPAL-it, por arbitri i ndeshjes i ka urdhëruar lojtarët të shkojnë në dhomat e zhveshjes, me ndeshjen që është shtyrë momentalisht.

Shkak për këtë është bërë ministri i sportit në Itali, Vinçenco Spadafora, i cili ka kërkuar që federata të vlerësojë shtyrjen e ndeshjeve në këtë moment delikat të vendit.

Në këto minuta është marrë vendimi përsa i përket ndeshjes Parma-Spal, e cila do të luhet sot duke filluar nga ora 13:45. Gjithashtu në media qarkullon lajmi se ndeshja mes Milanit dhe Xhenoas, mund të shtyhet sërish.

Ndërsa për Juventus-Inter nuk ka ende një vendim tëm fundit, teksa ndeshja është planifikuar të luhet sot duke filluar nga ora 20:45.

Related posts

E THOTË TROÇ/ Koeman: Coutinho është…

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bëhet anëtar Shoqatës së Klubeve Europiane

Delo.autor

HYN NUDO NË FUSHË GJATË NDESHJES/ Tifozët e lojtarët argëtohen (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment