Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Mjeku italian flet hapur: Ja çfarë do të ndodhë me futbollin!

Coronavirusi ka krijuar kaos dhe alarm në të gjithë Botën dhe futbolli normalisht që ka kaluar në plan të dytë prej kohësh tashmë. Së fundmi, vjen një tjetër lajm i keq për të gjithë sportdashësit në Itali dhe jo vetëm, pasi ndeshjet e Seria A mund të luhen me dyer të mbyllura deri në muajin tetor.

Këtë e ka deklaruar mjeku epidemolog, Pierluigi Lopalco, në një intervistë për La Republica. “Duhet të jemi sa më transparent me njerëzit, por jo t’i fusim në panik ato. Sipas parashikimit tim, kjo situatë do të vazhdojë deri në verë. Zgjidhja më e mirë për futbollin është që aktivietet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Sigurisht që do ta kalojmë këtë moment të vështirë, por do ta bëjmë me ritme shumë të ngadalëta. Njerëzit do të dalin nga shtëpitë, do të shkojnë në punë, por do të duhet shumë kujdes”, mbyll Lopalco.

Related posts

RRËFIMI I BUJSHËM TEK CHELSEA/ Sarri spiunon Moratan: Më tregoi që para një muaji

Delo.autor

GABIM TRASHANIK NGA NAPOLI/ Autogoli i Koulibaly dyfishon shifrat për “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

ASLLANI NË MODË/ Për lojtarin dardan ka klauzolë lirimi

F.autor

Leave a Comment