Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Mustafi nuk mendon të ardhmen me Arsenalin, merr vendimin drastik

E ardhmja e Shkodran Mustafit me Arsenalin mbetet ende e pasigurt, mirëpo mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare nuk po mendon për të ardhmen e tij me futbollit gjatë kësaj krize së koronavirusit.

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare ka shijuar më shumë minuta lojë në Emirates për Topçinjtë, që kur Mikel Arteta e ka zëvendësuar Unai Emeryn në pozitën e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Mustafi është përballur me shumë dyshime rreth talentit të tij dhe rreth të ardhmes së tij te klubi londinez. Megjithatë, ai e ka fituar besimin e trajnerit Arteta dhe tani po e shijon të qenët titullar sërish në skuadrën e Arsenalit.

Përderisa vetëm para rreth dy muajve ishte kërkuar shitja e Mustafit për shkak të disa gabimeve të tija që i kushtuan me pikë Arsenalit, tani ai e ka fituar sërish zemrën e tifozëve. Tani ai pritet të qëndrojë në Emirates edhe përtej qershorit të vitit 2021, kur i përfundon kontrata.

Megjithatë, Mustafi ka bërë të ditur se në këtë kohë krize me koronavirus ai nuk po mendon për të ardhmen e karrierës së tij.

“Ne jemi në një situatë ku të gjithë janë të shqetësuar për situatën aktuale dhe jo shumë për të ardhmen personale”, ka thënë Mustafi, në një intervistë të dhënë për Sky Deutschland.

“Është e vështirë të mendosh për të ardhmen personale. Askush prej neve se di çfarë do të ndodhë tani dhe kur do të mundë të luajmë sërish”.

“Kështu që, kur ta kemi kaluar këtë kohë të vështirë dhe kur të kthehemi në fushën e lojës, unë mund të mendoj për pyetje të tilla. Për momentin, s’po mendoj për këtë. Edhe klubi ka gjëra më të rëndësishme sesa të mendojë për të ardhmen time për momentin”. /Gazeta Express/

Related posts

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teutën nuk e favorizon kalendari, ja përballjet e “ferrit” të skuadrës durrsake…

Delo.autor

LIVE/ Shpërthen festa në stadium, Ikardi kalon Interin në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

STOLI I KOEMAN NË RREZIK. Presidenti Laporta kërkon Martinez, pjesa tjetër duan… Xavin

Delo.autor

Leave a Comment