Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Nuk mjafton karantina, Juventusi kalon në “sitë” të gjithë lojtarët

Pas rastit pozitiv të Daniele Rugani në testin e “Coronavirus”, 121 persona, përfshirë lojtarët e Juventusit, anëtarët e stafit, menaxherët, shoqëruesit dhe punonjësit e klubit bardhezi janë duke kaluar një periudhë izolimi vullnetar në shtëpi, në përputhje me kërkesat e autoriteteve shëndetësore italiane, sipas dispozitave aktualisht në fuqi.

Shumë prej tyre janë karantinuar në shtëpi, disa në “J Hotel”, i cili rezervon një krah ekskluziv për ekipin e parë. Tani, hapi tjetër. Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, lojtarët do t’i nënshtrohen testit brenda dy ditësh në lidhje me COVID-19. Kjo, për të parë gjendjen reale aktuale, pasi virusi ka një periudhë inkubacioni nga 5 deri në 8 ditë, por mund të zgjasë edhe deri në 14 ditë. Arsye kjo, pse skuadra u izolua në çast.

Tamponi do t’iu bëhet të gjithëve në shtëpi, padyshim, duke qenë se bardhezinjtë janë në karantinë. Marrja e rezultateve të analizës së “Coronavirus” do të zgjasë rreth 24 orë. Për momentin askush nuk ka treguar simptoma, por kjo nuk përjashton mundësinë e pasjes së infeksionit asimptomatik. Pas kësaj, lojtarët do të qëndrojnë na karatinë të vetmuar deri më 25 mars, më pas do të rinisin stërvitjen. Megjithatë, aktualisht, ende nuk është caktuar një datë kur do të dalin sërish në fushë bardhezinjtë.

Në emër të solidaritetit, fushata e nisur nga Juventusi, “Distanti ma Uniti”, vazhdon në mbështetje të Rajonit të Piemonte për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe për mbështetjen e institucioneve të kujdesit shëndetësor e stafit mjekësor.

Related posts

LEJOHEN 1100 TIFOZË NË STADIUM/ Ja sa kushton një biletë për sfidën Sfintul-Partizani…

Delo.autor

BËJNË ÇMENDURINË E RADHËS/ Barcelona ofron 100 milion euro për yllin e Premier…

Delo.autor

Manchester United përfshin Anthony Martial për të kompletuar transferimin e Sanchez

Q.Autor

Leave a Comment