Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Paul Pogba u drejtohet tifozëve të Manchester Unitedit me një mesazh…

Paul Pogba ka thënë se dëshiron të luajë futboll përsëri dhe të fitojë trofe me Manchester Unitedin. Ai iu ka bërë thirrje ndjekësve të vet të qëndrojnë brenda derisa të kalojë kërcënimi nga koronavirusi.

Premierliga dhe sporti në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus.

Rreth 40.000 persona kanë vdekur në gjithë botën, ndërsa janë shënuar mbi 720.000 raste me këtë virus.

I ngujuar në shtëpinë e vet në Britani të Madhe, Pogba – për të cilin flitet vazhdimisht se mund të kthehet te ish-klubi Juventus apo t’i bashkohet Real Madridit – u është drejtuar tifozëve të Manchester Unitedit me një mesazh.

“Rrini në shtëpi, jini të sigurt”, tha Pogba në një bisedë telefonike me video me bashkëlojtarin e vet Jesse Lingard përmes uebsajtit të Unitedit.

“Vazhdoni ta mbështetni Unitedin. Shpresojmë se gjithçka do të jetë në rregull shumë shpejt dhe ne do t’i rikthehemi futbollit. Shpresojmë se do të mundë t’ju tregojmë se ne jemi të gatshëm dhe duam të fitojmë trofe sërish”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ Emery kërkon fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kaladze, shembulli sesi një futbollist mund të jetë i suksesshëm edhe në politikë (FOTO)

Q.Autor

KUKËSI-TEUTA/ VAR akordon një penallti, kapiteni Taipi ndëshkon “Durrsakët” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment