Futboll Seria A

Donnarumma, merr shembull nga Suso! Spanjolli ofron siguri tek kuqezinjtë

Milan duket se është qetësuar sadopak për të ardhmen e Susos, kjo për shkak të zërave të fundit të merkatos rreth një mundësie rikthimi të tij në Liverpool pas largimit të Coutinhos drejt Barcelonës.

E megjithatë Suso duke përdorur rrjetet sociale, bëri një lëvizje shumë të zgjuar, duke hedhur poshtë thashethemet e ditëve të fundit.

Ajo cka vihet re është se nëse Donnarumma do të ishte sjellë në të njëjtën mënyrë, tifozët do ta kishin trajtuar me respekt duke shmangur konfliktet në stadium mes palëve.

Suso u shpreh se nuk i interesonte asnjë ekip tjeter dhe se ishte në kontratë me Milanin dhe se do ta respektonte deri në fund. Nga ana tjetër spanjolli ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, e cila me këtë treg të çmendur transferimesh në krahasim me performancën e tij duket të jetë tepër e ulët.

Kuqezinjtë duket se do të hidhen në sulm për një rinovim kontrate me spanjollin e cila mund të cojë në rritjen e klauzolës si edhe rritjen e pagës së lojtarit.

Kjo medoemos do të sillte edhe një siguri akoma më të madhe në kampin kuqezi pasi drejtuesit Mirabelli dhe Fassone kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbajtjen e të gjithë yjeve të skuadrës./AlpeNews.al/

 

Related posts

ZYRTARE/ REALI zgjedh zëvendësuesin e RONALDOS, vjen nga kampionati spanjoll

Isa.Autor

AKSIDENTI TRAGJIK/ Zbulohen mesazhet e Salas në “WhatsApp”: Nuk dua të iki…

Delo.autor

Botërori/ Ronaldo bën të lumtur, fansin vogël para nisjes drejt Rusisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment