Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Federatës italiane: Nuk përjashtoj anulimin e kampionatit, këto tema tani janë…

E gjithë Europa por edhe më gjerë, janë duke kaluar ditë shumë të vështira.

Megjithatë,situata shumë më e rënduar shfaqet në Itali, aty ku numri i të infektuarëve dhe viktimave rritet në mënyrë të frikshme çdo ditë që kalon.

Në Itali është paralizuar çdo aktivitet dhe përjashtim nuk bën futbolli, teksa edhe disa lojtarë janë infektuar me COVID-19.

Mirëpo, tashmë duhet menduar për përfundimin e kampionatit, pasi para është edhe një Europian i programuar.

Të shumta janë alternativat mbi vazhdueshmërinë e Serisë A, derisa opsionet shkojnë edhe te një anulim i sezonit.

Ka qenë presidenti i Federatës, Gabriele Gravina që ka theksuar se çdo mundësi në këto momente është e hapur, ndërsa u shpreh se është e turpshme që në këto ditë të flitet për tema të tilla, por i duhet.

“Nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë akternativë. Tani na duhet të planifikojmë me idenë më optimiste, dhe kjo është të përfundojmë kampionatin. Por, nuk mund të përjashtoj asnjë alternativë.

As anulimin e dorëzimit të titullit, as një play off dhe play out. E kuptoj kuriozitetin, por sot askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë do të ndodhë.

Nëse kjo gjendje na shtyn deri në sezonin 2020-2021, nuk e përjashtoj që kampionati të përfundoj në dy sezone të ndryshme. Tani është edhe e turpshme të flasim për tema të tilla, por e kemi për detyrë ta bëjmë dhe gtë japim shpresë”, u shpreh Gravina.

Related posts

Torino preferon të mbajë SERBIN LJAJIC, SULMUESI I MILANI drejt largimit

Isa.Autor

VIDEO/ Juventus nuk di të ndalet, shënon edhe Higuain

Q.Autor

“DUHET TË PËRQENDROHEMI TEK VETJA JONË”/ Zidane “shpërthen”: Si mund ta çoni ndër mend diçka të tillë?

Delo.autor

Leave a Comment