Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Lojtarët dalin në fushë me maska, pasi detyrohen të luajnë pavarësisht pandemisë COVID-19

Futbollistët e klubit brazilian Gremio kanë dalë në fushë me maska mbrojtëse të dielën, në shenjë proteste sepse po detyrohen të luajnë ndeshje futbolli, pavarësisht frikës nga rritja e pandemisë koronavirus në vendin e Amerikës Jugore.

Lojtarët, e udhëhequr nga trajneri Renato Portaluppi, dolën nga tuneli dhe u rreshtuan në fushë para ndeshjes kundër Sao Luiz me maska në gojë.

“Kjo protestë nga futbollistët tregon për përkrahjen tonë të patundur që kampionati të ndërpritet, jeta duhet patjetër të ketë përparësi”, tha Paulo Luz, drejtori sportiv i Gremios.

Asnjë tifoz nuk u lejua në këtë ndeshje në Gremio Arena, të cilën e fitoi Gremio 3:2, me lojtarët që megjithatë maskat nuk i vunë gjatë ndeshjes.

Pas ndeshjes, Portaluppi tha: “E gjithë bota është ndalur, a nuk duhet të ndalet edhe futbolli brazilian? Ky ishte mesazhi jonë dhe shpresoj se ata do të na dëgjojnë. Shpresoj që mirëkuptimi do të triumfojë”.

Kjo protestë vjen në një kohë kur klubet dhe lojtarët nëpër Amerikën Jugore kanë nisur të ankohen ndaj vendimeve të autoriteteve të futbollit atje për të vazhduar me zhvillimin e ndeshjeve, por prapa dyerve të mbyllura. /Gazeta Express/

Related posts

ZYRTARE/ E kërkonte Inter dhe Milan, futbollisti i Manchester United u mbyll derën

Delo.autor

“PO DIGJESHIN GAZETARET BUKUROSHE SHQIPTARE”/ Media serbe gjen shkakun e lojës së dobët Crvena Zvezdës-Tirana

Delo.autor

BËN GODITJEN E DYTË NË MERKATO/ Chelsea blen për 50 milionë euro yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment