Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ronaldo në Madeira. izolim në vilë me pishina, palestër dhe fushë futbolli

Ai ishte kthyer në Madeira për të vizituar nënën e tij, pas hemoragjisë cerebrale që e kishte goditur, jo për të qëndruar atje. Cristiano Ronaldo me siguri nuk priste që të duhej ta zgjaste qëndrimin në Portugali, por urgjenca e “Coronavirus” e detyroi për këtë. Jo keq për asin e Juventusit, larg Italisë së gjunjëzuar nga ky virus, megjithatë u detyrua të respektojë regjimin e izolimit të imponuar nga klubi, pas infektimit të Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi.

“La Stampa” zbulon, megjithatë, si është edhe kjo karantinë e detyruar, jo fort e këndshme për t’u duruar nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. Vila e bardhë dhe gri, me pamje nga deti, është e pajisur me çdo komoditet të mundshëm: ka dy pishina, njëra prej të cilave në çati; një palestër dhe madje një fushë futbolli. Me pak fjalë, gjithçka që i nevojitet për të mbajtur formë të arsyeshme sportive edhe gjatë periudhës së izolimit.

Një aspekt, të cilin Ronaldo gjithmonë e ka dashur shumë, duke qenë një fanatik i fitnesit fizik, çka në moshën 35-vjeçare mbetet sekreti i suksesit të tij. Stërvitja e fortë përkoi me këmbënguljen e tij, që ende ka shumë për të provuar, përkundër triumfeve të shumta individuale dhe ekipore.

Një izolim i tillë është imituar nga tre shokët e tij të skuadrës. Higuain fluturoi për në Argjentinë, zyrtarisht për të ndihmuar nënën e tij të sëmurë; Pjanic dhe familja e tij u zhvendosën në Luksemburg, ndërsa Khedira në Gjermani. Të gjithë ata dolën negativë në provën e tamponit, një detaj që bëri ndryshimin në kohën e “arratisjes” drejt vendeve më të qeta se Italia në këtë kohë pandemie globale.

Related posts

INTERI NDËRHYN FUQISHËM NË MERKATO/ Marotta i gatshëm të shpenzojë për mesfushorin e “Katalanasve”…

Delo.autor

LUAJTI SEZONIN E FUNDIT ME LAÇIN/ Sulmuesi zgjidhet golashënuesi më i mirë i dekadës së fundit në… (FOTO)

Delo.autor

“SECILI MBRON INTERESAT E TIJ”/ Fabregas: Mbyllja e La Liga? Ja pse Barcelona meriton të shpallet kampione

Delo.autor

Leave a Comment