Futboll Ligue 1 Sport

Neymar lë pas d♪7mtimin dhe rikkthehet në stërvitje me PSG

Neymar është kthyer në stërvitje me Paris Saint-Germainit pas një lëndimi serioz, që në fillim u mendua se do t’ia rrezikonte edhe Botërorin.

Sulmuesi i PSG-së ka qenë jashtë fushës që prej se e theu ashtin në shputën e këmbës së djathtë në një ndeshje kundër Marseille në fund të muajit shkurt.

Trajneri në shkuarje i gjigantit francez, Unai Emery, ka lënë të kuptohet se Neymar mund të paraqitet për kampionin e francez para mbarimit të këtij sezoni.

Pasi mbërriti në Paris nga Brazili, ku u riaftësua nga lëndimi, Neymar ka punuar sot në palestër në qendrën stërvitore të PSG-së “Ooredoo”.

PSG-ja të premten do të luajë në finale të Kupës së Francës kundër skuadrës nga niveli i tretë i futbollit francez, Les Berbiers.

PSG-ja do t’i zhvillojë dy ndeshje në ligë kundër Rennes më 12 maj dhe Caen më 19 po të këtij muaji para se ta mbyllë kampionatin e sivjetmë.

Related posts

FITORJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Mesfushori Arthur: Ne besuam pavarësisht se ishim të vetëdijshëm për vështirësitë, por…

Delo.autor

E BUJSHME/ Mahniti me paraqitjet në “EURO 2020”, ylli holandez shihet si pasuesi ideal i Hakimi tek Interi

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Getafe-Real Madrid. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment