Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Rooney: Futbollistët po trajtohen si minj gjatë pandemisë COVID-19

Wayne Rooney ka thënë se qeveritë britanike dhe autoritetet e futbollit në Angli i kanë trajtuar futbollistët si brejtës guineas gjatë pandemisë koronavirus.

Futbolli elitar në Britani të madhe dhe në ligat e tjera elitare evropiane është pezulluar të paktën deri në fillim të muajit të ardhshëm, për shkak të përhapjes së shpejtë të sëmundjes ngjitëse, të njohur si COVID-19.

“Për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre, kjo ka qenë një javë shqetësuese. Një javë në të cilën e kemi ndier mungesën e lidershipit nga qeveria dhe nga Federata e Futbollit (FA) dhe Premierliga”, tha Rooney.

Në kolumnën e tij në gazetën Times, ish-kapiteni i Anglisë shkroi: “Sportet tjera, tenisi, Formula 1, ragbi, golfi dhe futbolli në vendet e tjera ishte ndërprerë, ndërsa neve na thoshin të vazhdonim. Mendoj se shumë futbollit po vrisnin mendjen: ‘A ka të bëjë diçka me paratë kjo? Përse ne pritem deri të premten? Pse u desh që Mikel Arteta (trajneri i Arsenalit) të sëmurej që futbolli në Angli të ndërpritej?”

“Pas takimit emergjent, më në fund u mor vendimi i duhur, e deri në ato momente futbollistët në Angli po trajtoheshin sikur minj guineas”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

“TËRBOHET” KLOPP/ Liverpooli pa sulmuesin kryesor në ndeshjen ndaj PSG

Isa.Autor

U BË E NJOHUR PAS NATËS SË ZJARRTË ME ICARDIN/ Modelja argjentinase tashmë fiksohet me… Messin

F.autor

Shpallen kandidaturat për “Lojtarin më të mirë të FIFA-s”, ja mungesa e madhe e listës

Isa.Autor

Leave a Comment