Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Lojërat Olimpike Verore do të mbahen, konfirmon kryeministri japonez

Kryeministri i Japonisë, Shnzo Abe, ka thënë se, ashtu siç është planifikuar, Lojërat Olimpike Verore do të mbahen në muajin qershor, me gjithë shqetësimet se koronavirusi mund të ndikojë në shtyrjen e tyre.

Por Abe nënvizoi se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do ta thotë fjalën e fundit për zhvillimin apo jo të Tokio 2020.

“Ne do ta tejkalojmë shpërndarjen e sëmundjes infektuese dhe do t’i organizojmë Lojërat Olimpike pa problem, ashtu siç është planifikuar”, tha Abe.

Japonia i ka më shumë se 1.400 raste dhe 28 të vdekur nga koronavirusi.

Kosova synon të jetë pjesë e këtyre lojërave, me xhudon sportin primar që mund t’i sjellë vendit medalje. /Gazeta Express/

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Albian Ajeti transferohet në Premier League tek klubi…

Delo.autor

YJET E JUVENTUS SHTANGËN NË SUPERSFIDË/ Shikoni çfarë i ndodh në “Santiago Bernabeu”… (VIDEO)

Isa.Autor

Shtohen “dhimbjet” te Kombëtarja, Panucci humbet lojtarin kryesor të ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment