Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Serie A në kaos, Gravina mbështet idenë e uljes së pagave të futbollistëve

“Coronavirus” ka gjunjëzuar Italinë, ka ndalur futbollin në këtë vend, ashtu si në mbarë globin, në fakt. Pandemia në fjalë ka karantinuar skuadra dhe futbollistë, ndërsa janë shënuar edhe të infektuarit e parë nga ky sport. Tashmë të gjithë mendojnë për jetën e qytetarëve, para së gjithash. Natyrisht, personat përgjegjës shqetësohen edhe për futbollin, sepse në një situatë të tillë krize botërore, vështirë të jetë më si më parë.

Në Serie A, fjala vjen, ka nisur të flitet për uljen e pagave të futbollistëve, pas goditjes së rëndë financiare që kanë marrë klubet nga izolimi. Vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, e mbështet këtë ide: Nuk është tabu të mendosh për uljen e pagave të lojtarëve. Këtu iu referohem veçanërisht atyre niveleve më të larta. Na kërkohet të gjithëve të bëjmë një veprim të përgjegjshëm në një situatë të tillë”.

Drejtuesit e futbollit në Itali janë duke menduar si ta shpëtojnë sezonin, duke shpallur fituesit e trofeve dhe të kualifikuarit në Kupat e Europës. Po ashtu, duhen përcaktuar skuadrat që bien nga Serie A dhe ato që ngjiten aty. Gravina shton: “Kemi ngritur si hipotezë rinisjen e Serie A më 3 maj, për ta mbbyllur më 30 qershor.

Gjithsesi, periudha më optimiste është 14 prilli, e dyta fillimi i majit dhe e fundit 13 qershori. Duke marrë parasysh hipotezën më të keqe, pra që nuk do të mund ta përfundojmë sezonin brenda qershorit, ne do t’i kërkojmë qeverisë, UEFA-s dhe FIFA-s që të shfrytëzojmë 10-15 ditë në korrik”.

Related posts

SYNON SËRISH TITULLIN KAMPION/ Jon Jones gati për hapin e madh, synon fituesin e duelit Miocic-Cormier

Delo.autor

NGA ITALIA TEK ERIKSEN/ Messi dhe “Super League”, ja fjalët më të klikuara të vitit 2021…

Delo.autor

FERENCVAROS-BARCELONA/ Starton sulmuesi Uzuni kundër “Katalanasve” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment