Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ La Liga, Tebas zbulon çfarë do të ndodhë në rastin më të keq

Në një intervistë të dhënë për Mundo  Deportivo, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, është shprehur optimist në lidhje me përfundimin e kampionatit spanjoll:

“Po kërkojmë të rregullojmë kalendarin e  30 vendeve, përveçse atë të Champions dhe  Europa League. Nuk është e lehtë, po shikojmë  zgjidhje të ndryshme”, ka thënë ai.

“Ne do të donim që kampionati të rifillonte me 23 prill ose, në rastin më të keq, me 14 maj. Në rastin e mundësisë së dytë do  të mund të luajmë 4 ndeshje  në 10  ditë, duke marrë parasysh se nuk do të ishin vetëm të La Liga-s, por edhe të kompeticioneve europiane. Nëse kampionati do  të përfundonte përtej 30 qershorit, do të ishte një problem”.

“Humbjet ekonomike? Janë 28% të kontratave televizive, për  një shifër që i kalon 500 milionë eurot. Klubet nuk dotë shkonin në krizë falë kontrollit që bëhet mbi financat e klubeve. Megjithatë, keto klube nuk do të ishin kompetitiv për disa vite”, ka përfunduar Tebas.

Related posts

BOURNEMOUTH-ARSENAL/ Pas një aksioni fantastik, Van Gosling zhbllokon sfidën ndaj “Topçinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Reali reagon menjëherë, Benzema ri sjell baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

(VIDEO) Milan në avantazh ndaj Interit, kuqezinjtë prekin kualifikimin

Q.Autor

Leave a Comment