Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Shmangia e krizës për shkak të COVID-19, lojtarët e Barcelonës bëjnë veprimin e madh

Skuadra e Barcelonës nuk do të bëjë asnjë rezistencë nëse drejtuesit do të vendosin që për shkak të krizës nga koronavirusi të ulin pagën e futbollistëve dhe stafit. Presidenti Jozef Maria Bartomeu dhe kapitenët e ekipit kanë pasur biseda të gjata gjatë kësaj kohe dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Lojtarët kanë bërë me dije se do ta mirëkuptojnë këtë veprim të skuadrës, i cili pritet të ndodhë jo vetëm te Barcelona, por edhe në skuadrat e tjera. Ndërprerja e kampionateve krijon probleme të shumta për të gjitha skuadrat, të cilat kanë si burim të ardhurash të drejtat televizive.

Por skuadrat e mëdha si Barcelona kanë humbje edhe në turizmin sportiv dhe drejtuesit u kanë thënë futbollistëve se kjo humbje është e parikuperueshme dhe është e pashmangshme ulja e pagës.barcelona

Por te Barcelona ka pasur gjithmonë mirëkuptim në këtë aspekt, pasi në verën e kaluar Xherard Pike doli përpara mediave dhe tha se lojtarët do të ulnin pagën e tyre nëse do të rikthehej Nejmari.

Kriza prej koronavirusit do të sjellë pasoja të rënda në sport, por lojtarët sigurisht që do të tregohen bashkëpunues për të ndihmuar ekipet e tyre.

Related posts

ALARM TE MILANI/ Stefano Pioli infektohet me COVID, anulohet stërvitja

Delo.autor

NDESHJA NË ELBASAN ARENA/ Do të vendosë REKORD kundër Shqipërisë, UELLSIANI do avionin 9 mln £ të Bale

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton paralajmëron Verstappen: S’është i pari që kërkon të më rrëzojë

Delo.autor

Leave a Comment