Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Shpërthen kapiteni i Gjimshitit: Qëndroni në shtëpi, dreqi e marrtë! (FOTO)

Rreshti dramatik i kamionëve ushtarakë, që mbanin arkivolet e të vdekurve nga “Coronavirus”, në rrugët e Bergamos, bëri që të shpërthejë “Papu”. Alejandro Gomez, kapiteni i Atalanta, dërgon një mesazh të qartë për këdo, përmes rrjeteve sociale.

Argjentinasi e drejton gishtin tek ata që preferojnë të dalin lirshëm në qytet, pavarësisht urgjencës së plotë shëndetësore:

“Unë ua them këtë të gjithë vrapuesve të vërtetë apo të rremë, që ende duan të dalin dhe të stërviten: qëndroni në shtëpi, e marrtë djalli! Për çfarë dreqin po mendoni? Mjaft, mjaft, mjaft…! Çdo mëngjes zgjohemi me lajme të këqija, njerëzit vdesin, ju akoma nuk e kuptoni. Të gjithë në shtëpi, askush nuk duhet të dalë”.

Gomez, me tone të ashpra, përpiqet ta rrisë vetëdijen edhe një herë për ata njerëz që nuk e kuptojnë sa serioze është situata:

“Shëndetësia është në limite! Nëse vazhdojmë kështu, supermarketet, gjithashtu, do të na mbyllen. Ju mund të blini vetëm në internet, ashtu siç bënë në Wuhan. Nuk është kohë pushimesh, nuk mund ta nxjerrësh xhiro qenin, apo të shkosh në supermarket vetëm për të marrë pak ajër… Kjo është SERIOZE. Për sa kohë që nuk jemi të gjithë në shtëpi, nuk do të ndalet”.

Related posts

FIRPO NJË HAP LARG AKORDIT/ Barcelona “i thotë po” Milanit për lojtarin, por vetëm me një kusht…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Inter gjen zëvendësuesin e Perisic, gati oferta dhe kontrata për lojtarin e Bundesliga-s..

Delo.autor

BOMBASTIKE DHE NUDO/ Kira Mayer në telashe, katranos gjithçka (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment