Futboll Sport

“KORONAVIRUSI SI SHPËRTHIMI I ÇERNOBILIT”/ Shevchenko: Ju tregoj ndjesitë që kam përjetuar

Andrij Shevçenko ndodhet në Londër me familjen, por mendja e tij shkon edhe te Italia, ku mori emër e famë. Ukrainasi ka dhënë një intervistë telefonike për “SKY24” duke shpjeguar ndjesitë dhe si e kalon kohën në këto ditë të vështira.

Si po shkon karantina Andrij?

Jam në Londër me familjen time, por banoj jashtë qytetit. Kam dhjetë ditë i mbyllur në shtëpi. Janë momente të vështira, por jetoj me shpresën se gjërat do të rregullohen së shpejti. Mundohem të stërvitem për të mbajtur trupin në formë e po përpiqem të përfshij edhe fëmijët, por nuk më dëgjojnë.

Çfarë mesazhi keni për njerëzimin?

Që të respektojnë rregullat e shtetit, të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë e ti japin mjekëve mundësi për të punuar. Janë ata që na japin shpresë falë së punës së tyre. Dua t’i falënderoj, doktorët, infermierët e vullnetarët të cilët janë heronjtë e vërtetë të kohës tonë.

Për ju nuk është përvojë e re kjo e izolimit apo jo?

Në fakt është shumë e ngjashme me atë të shpërthimit të Çernobilit. Kam përjetuar ndjesi të ngjashme në atë kohë. Isha 9 vjeç, por e kuptoja vështirësinë e atij momenti.

Nuk ka rrugë tjetër përveç se të ndjekim udhëzimet qeveritare. Virusin mund ta kemi edhe ne, ndaj të mos mendojmë vetëm për veten, por edhe për ata njerëz që mund t’i infektojmë gjatë lëvizjeve tona.

Related posts

U SHPALL KAMPION EUROPE ME LIVERPOOL/ Klopp befason me zgjedhjen e tij, ja vendimi që merr

Delo.autor

NUK BËN PJESË TEK PLANET E ZIDANE/ Real Madrid njofton lojtarin se mund të kërkojë një ekip të ri

Delo.autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Fantastik Lorenco Vila, durrsakët e Edi Martinit sigurojnë fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment