Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Strakosha: Qëndroni në shtëpi! Lazio, stërvitje në shtëpi me programe të veçanta

Italia është shteti më i prekur aktualisht ne Europë me koronavirus dhe rregullat strikte aty shtynë federatën Italiane të futbollit të pezullonte aktivitetin duke qenë se të gjitha personat duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Një prej shqiptarëve i cili njëkohësisht është pjesë e rëndësishme e klubit të Lazios, Thomas Strakosha ka treguar për Top Channel se si është situate aty dhe si po vijon puna me klubin e Lazios.

“Janë ditë të vështira sepse është diçka e re kjo që po përjetojmë. U duk larg nga Kina por erdhi shpejt. Ne si klub kemi marrë masat të qëndrojmë në shtëpi të paktën një javë na dorëzuan një program për stërvitje individuale. Na është komunitar që vetëm për gjërat serioze mund të dalim nga shtëpia ne supermarket ose farmaci”, shprehe Thomas Strakosha – Portier i Lazios.

Po sa mund të ndikojë kjo pauz në sezonin e Lazios që po bënte mjaft mirë.

“Gjëja e parë është shëndeti i njerëzve futbolli kalon në plan të dytë. Nuk na intereson kjo tani por familjet tona”.
Në fund një mesazh për të gjithë shqiptarët të cilët po përballen këto ditë me këtë virus që ka ndryshuar jo pak jetën e të gjithëve.

Në fund një mesazh për të gjithë shqiptarët të cilët po përballen këto ditë me këtë virus që ka ndryshuar jo pak jetën e të gjithëve.

“Gjëja e parë është të respektojnë masat e qeverisë në Shqipëri sepse kjo ndihmon në përmirësimin e situatës. Nuk mundet të shohim lajmet dhe të themi me shaka që ne nuk na kap e ta lëmë pas dore. Nuk duhet të kemi panik sepse ashtu do gabonim por duke marrë seriozisht masat e qeverisë do ja dalim”.

Related posts

Milani sfidon gjigantët anglez për mesfushorin e talentuar gjerman

Isa.Autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Skuadrat janë pretendente për titullin kampion (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ÇMENDURIA/ Mourinho dëshiron dyshen BALE-KROOS, por yjet e Real Madridit nuk janë…

Isa.Autor

Leave a Comment