Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI TEK JUVENTUS/ Plot 121 persona në karantinë, plasin tamponet

Rasti pozitiv me koronavirus i futbollistit të Juventus, Daniele Rugani ka sjellë tronditje te skuadra kampione e Italisë, që përvec gjymtimit të kalendarit në pjesën e mbetur të sezonit, detyrohet të mendojë skenarë karantine që për të ishin të paimagjinueshëm.

Plot 121 persona janë izoluar, mes të cilëve futbollistë, anëtarë të stafit, drejtues dhe nëpunës të klubit, dhe po i nënshtrohen analizave të tjera me shpresën se nuk do të ketë më raste të pandemisë globale që po kërcënon shumë vende.

E gjithë skuadra do t’i nënshtrohet analizës së bërë të famshme këto javë përmes një tamponi. Disa futbollistë i janë nënshtruar dhe kanë rezultuar negativë, mes të cilëve dhe portugezi kristiano Ronaldo. procedura parashikon një karantinë edhe për 15 ditë, për ata që kanë patur kontakt me Daniele Ruganin e infektuar.

Gjithçka do të reflektohet edhe në kalendarin e Juventus, sigurisht duke pritur se çfarë vendimesh do të marrë UEFA për të gjithë futbollin europian. Nëse çdo gjë shkon mirë, Juventus do të mund të rikthehet në stërvitje jo më parë se 25 marsi./tch

Related posts

PËSOI DËMTIM HORROR NË NDESHJEN NDAJ TEUTËS/ Çela: Do të kthehem më i fortë

Delo.autor

Prapaskenat me Ronaldon, portugezi mund të përfundonte tek ky klub i Serie A

Isa.Autor

PSE NUK PO SHKËLQEJNË BLERJET E REJA? Paratici: Kur një lojtar transferohet tek Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment