Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ UEFA mesazh për tifozët: Do rimbursohen të gjitha biletat

UEFA ka zhvilluar një video-konferencë me të gjitha Federatat Evropiane të futbollit, ku ka vendosur që Euro 2020 të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Shtëpia evropiane e futbollit ka siguruar tifozët që do të rimbursohen plotësisht të gjitha biletat.

Ky është njoftimi i plotë:

“Siç u njoftua dje, UEFA Euro 2020 është shtyrë për shkak të rreziqeve të paraqitura nga pandemia koronavirus.Edhe pse të zhgënjyer, si shumë prej jush me këtë lajm, ne kemi marrë këtë vendim për të mbrojtur shëndetin e të gjithë të përfshirëve në lojë. UEFA Euro 2020 do të zhvillohej nga 12 qershori deri me 12 korrik 2020. Procedimi i këtij turneu ku do të vinin shumë tifoz me rrezik të infektuar si dhe bënte presion të panevojshëm në shërbimet publike kombëtare te vendet e përfshira në ndeshje.Datat e reja të propozuara janë 11 qershor-11 korrik 2021, të cilat duhet të ndihmojnë në përfundimin e të gjitha garave vendore këtë sezon, aktualisht në pritje për shkak të emergjencës COVID-19.UEFA do të donte të siguronte blerësit ekzistues të biletave që nëse nuk mund të marrin pjesë në turne në vitin 2021, vlera e biletave dhe paketave të tyre do të kthehet plotësisht. Brenda muajit tjetër, informacione të mëtejshme mbi procesin e rimbursimit do t’u komunikohen blerësve ekzistues të biletave përmes postës elektronike dhe në euro2020.com/tickets.Ndërkohë, të gjitha garat dhe ndeshjet tona (përfshirë miqësoret) për klubet dhe ekipet kombëtare, si për burra ashtu edhe për gra, janë vendosur në pritje deri në njoftimin e mëtutjeshëm. Ndeshjet play-off të UEFA EURO 2020 dhe miqësoret ndërkombëtare, të planifikuara fillimisht për në fund të marsit, tani janë planifikuar të luhen në fillim të qershorit, duke iu nënshtruar një rishikimi të situatës.Ne do të vazhdojmë t’ju ofrojmë informacionin më të fundit në UEFA.com dhe të përpiqemi t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt që informacioni përkatës të jetë në dispozicion. Për çdo informacion të rëndësishëm, mund të informoheni përsëri nga ne përmes emailit.

Top Channel

Related posts

NGA ECURIA E MILAN TEK DINAMIKA NË MERKATO/ Maldini: Synojmë Championsin dhe rinovimin e yjeve

Delo.autor

FITORJA NDAJ GJERMANISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Pogba: Fitore e madhe për ne, pa shokët nuk vlej asgjë

Delo.autor

​Një lajm i hidhur për sportin/ Vdes futbollisti 29 vjeçar i skuadrës angleze

Q.Autor

Leave a Comment