Futboll Sport

Vendim ekstrem në Rusi/ 15 ditë burg për anëtarët e “Pussy Riot”, që u futën në fushë…

Përpara syve të 81 mijë shikuesve në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, të telekamerave nga e gjithë bota dhe dhjetëra krerëve të shtetit, mes të cilëve edhe presidenti rus Vladimir Putin, katër anëtarë të grupit “Pussy Riot” u bënë protagonist me një futje në fushë, gjatë kohës së po zhvillohej finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë.

Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, autoritet ruse kanë akuzuar tre gra dhe një burrë si fajtor për këtë ngjarje, për dhunim të të drejtave të shikuesve, futje e paligjshme në fushë dhe përdorin i palejuar i uniformave të policisë.

Grupimi “Pussy Riot” mori menjëherë përsipër autorësinë me ngjarjes, me një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku i referohet edhe poetit dhe oratorit rus Dmitri Aleksandrovich Prigov.

Mes krijimeve më ironike të Prigov, është edhe imazhi i një polici, që përballet me një koleg “fallco”. Gjithsesi, tre gratë dhe burri që u futën në fushë do të marrin dënimin maksimal në raste të tilla, 15 ditë heqje lirie për anëtarët e grupimit feminist anti-Putin.

Gjykata e Moskës, krahas gjysmë muaji burgim, i ka dënuar katër personat e lartpërmendur të mos shkelin gjithë jetën në asnjë manifestim sportiv.

Related posts

PAS DISFATËS NË MIQËSORE NDAJ TOTTENHAM/ Sarri i vë fajin mbrojtjes, ja shkaku kryesor

Delo.autor

IDEJA GJENIALE E PORTIERIT/ Kishte shkruar listën e gjuajtësve të penalltive në shishen e ujit (VIDEO)

F.autor

MËSOHET ARSYEJA/ Ja pse Gatuzo është shfaqur në 2 ndeshjet e fundit me njërin sy të fashuar

Delo.autor

Leave a Comment