Futboll Premier League Sport

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Klopp qau kur pa mjekët në spital duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” (VIDEO)

Jurgen Klopp ka zbuluar se nuk i ka përmbajtur dot lotët kur pa pamjet e stafit të Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (National Health Service) duke kënduar himnin e Liverpoolit “You’ll Never walk Alone” gjatë krizës së Koronavirusit.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale nga deputetja e Punës, Mary Foy, tregon një numër profesionistësh të kujdesit shëndetësor, që u bashkuan në interpetimin e himnit të Liverpoolit.

Klopp nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet për ata që luftojnë virusin në vijën e parë.

“Anglishtja ime nuk është aq e mirë për ta thënë. Është e jashtëzakonshme, e shkëlqyeshme. Dje, më dërguan një video të njerëzve në spital, jashtë zonës së kujdesit intensiv, dhe kur ata filluan të këndonin “You’ll Never Walk Alone”, fillova të qaja menjëherë. Ishte e pabesueshme, por tregon gjithçka. Këta njerëz jo vetëm që punojnë, por kanë një frymë kaq pozitive. Ata janë mësuar të ndihmojnë njerëzit e tjerë.”

Shumë klube të futbollit kanë shprehur falënderimet e tyre personale për ata që janë në vijën e parë për të luftuar virusin vrasës. Klopp dhe “yjet” e tij të Liverpoolit dërguan një videomesazh të përzemërt për stafin mjekësor.

Related posts

HYRJA E VRASËSE E PORTIERIT/ Sulmuesi tregon lëndimet e tij dhe bën shaka: Si ta shpjegoj në shtëpi? (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Tërbohet Egjipti, Liverpool refuzon t’ia lirojë Salah për kombëtaren

Delo.autor

JANË NË KAOS/ Mourinho kërcënon “Djajtë”: Qëndroni në shtëpi nëse keni…

Isa.Autor

Leave a Comment