Futboll Seria A Sport

LARGIMI I CR7 NGA JUVENTUS/ “Përbindëshi” Ronaldo hedh dritë mbi të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka hedhur poshtë idenë e kalimit në klubin e David Beckham. Legjenda e Anglisë dëshiron të marrë Ronaldon dhe Messin në klubin e tij Inter Miami. Portugezi ka hedhur poshtë këtë ide ka deklaruar se nuk e mendon largimin nga skuadra e Juventusit.

Në bisedën e tij për Sky Sport, Ronaldo deklaroi se është i lumtur në Itali. “Jam i gëzuar. Jam te klubi më i mirë në Itali, jam duke luajtur me lojtarët më të mirë. Jam i kënaqur me trofetë e fituara në vitin e kaluar dhe shpresoj të fitoj dhe këtë vit.

“Individualisht jam i lumtur, erdha te Juventusi të shënoj gola dhe të jap më të mirën time. Nuk është e lehtë të luash 1000 ndeshje në moshën 35-vjeçare. Kënaqësi, por shpresoj të luajë 1000 ndeshje të tjera”, – tha Ronaldo.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Bylisit firmos me ekipin e ri në ditëlindjen e tij, bashkohet me…

Delo.autor

BARYERNI DYFISHON SHIFRAT/ Ka shënuar golin përsëri Goretzka (VIDEO)

Delo.autor

KRIZË REZULTATESH NË PREMIER LEAGUE/ Tottenham përgatitet për divorcin me Mou, zgjedh pasardhësin e portugezit

Delo.autor

Leave a Comment