Futboll Sport

McManaman këshillon Haaland: Mos shko askund, pa luajtur 200 ndeshje aty!

Steve McManaman analizoi nënshkrimet e mundshme të ish-ekipit të tij, Real Madrid, në kolumnën që ai shkruan për “Horseracing.net”. Duke u ndalur te Haaland, ish-mesfushori i shquar është i qartë se ai duhet të mbetet në Gjermani: Është shumë herët që të largohet nga Borussia Dortmund, ai duket i lumtur dhe po shënon gola. Haaland duhet të largohet kur të ketë krijuar më shumë përvojë, pasi të ketë luajtur rreth 200 ndeshje për Dortmundin dhe 20 deri në 30 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Ju nuk duhet ta lini varkën para kohe dhe të shkoni direkt te Real Madridi. E keni parë atë që ndodhi me Luka Jovic këtë sezon? Ai mezi ka luajtur për Real Madridin, pasi kaloi një sezon të shkuar të mrekullueshëm në Gjermani. Haaland nuk ka nevojë për atë lloj presioni. Dhe përveç kësaj, kam dëgjuar se Real Madridi është i interesuar për Kylian Mbappe, kështu që ata nuk duhet të jenë aty në të njëjtën kohë”.

Related posts

ËSHTË NUMRI 1 NË BOTË/ Tenisti Nadal një legjendë, e nis 2020 me një rekord historik

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta, Starton pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

MERKATO/ Chelsea në “ndjekje” të talentit turk, Juventus bën rezistencë për Yildiz

F.autor

Leave a Comment