Futboll Seria A Sport

“ME CONTEN SFIDË PRESIGJIOZE”/ Trajneri Sarri: Ronaldo pret dhuratë nga…

Juventus-Inter ka qenë gjithmonë një ndeshje e veçantë, por sot do të jetë akoma më tepër e tillë. Ndeshja do të zhvillohet në një situatë të pazakontë, pavarësisht vlerës së saj. Koronavirus kërcënon vendin dhe nga magjia e derbit të Italisë, do të privohen tifozët. Vetë Mauricio Sarri u është nënshtruar rregullave dhe ndryshe nga konferenca për shtyp që paraprin ndeshjet, ai ka folur për televizionin e klubit bardhezi.

Situatë e ndërlikuar për vetë atmosferën rreth takimit?

Në fakt, do të jetë një ndeshje e vështirë në të gjitha aspektet. Faktikisht do të jetë një duel më vete për mënyrën se si luajnë rivalët tanë. Një nga synimet tona do të jetë mbajtja e topit në fushën e tyre dhe pavarësisht gjithçkaje, kjo mbetet ndeshja më prestigjioze e Serisë A.

Si është gjendja e skuadrës suaj?

Aktualisht kemi disa lojtarë që po përfundojnë shërimin nga dëmtimet dhe ky është fat i madh. Në ditët e fundit edhe cilësia e stërvitjeve është rritur ndjeshëm, çka për ne është tejet e rëndësishme.

Përveç rëndësisë së takimit, edhe Ronaldo ka një synim. Një mijë ndeshje janë shumë.

Kristiano është nga ata futbollistë që ekzaltohet në të tilla sfida. Ndeshja e njëmijtë është një objektiv i rëndësishëm, por një si ai ka nevojë të shënjestrojë objektivin e radhës. Shokët e tij me këtë rast kanë mundësinë t’i bëjnë një dhuratë.kONTE SARRI

Si e gjykoni gjendjen e Interit?

Siç thashë, kjo është ndeshja më e rëndësishme e Serisë A për vetë historinë e skuadrave. Këtë sezon merr vlerë të veçantë edhe prej renditjes. Pas dy hapësirash merkatoje të rëndësishme, Interi u shndërrua në favorite për titullin në kampionat, pikërisht si edhe ne. Do të jetë një sfidë e bukur.

Por edhe e ndërlikuar apo jo?

Juvja dhe Interi janë dy skuadra që kanë në karakteristikat e tyre cilësi për të vënë në vështirësi rivalin. Duhet të zhvillojmë strategjinë tonë duke pasur kujdes. Çdo aspekt i këtij dueli është i rëndësishëm.

Related posts

COVID-19/ Shërohen dhe nisin stërvitjen tre futbollistë të Genoas, 14 të tjerë ende në izolim

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Napoli. Rezultati 3-2

Delo.autor

E RRALLË/ Lukaku përdor këngën e Jay Z për të treguar se është një “djall” i vërtetë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment