Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Lerda: Sapo kemi nisur kampionatin, duhet të…

I qetë dhe i bindur se ndaj Luftëtarit Partizani i tij do të marrë fitoren e parë në kampionat. Franco Lerda në konferencën para ndeshjes ndaj Luftëtarit, theksoi se të kuqtë do të bëjnë çmos për të thyer tabunë 22-vjeçare, pasi nuk fitojnë në Gjirokastër prej më shumë se dy dekadash, ndërsa në lidhje me ndonjë përforcim të mundshëm në ditët e fundit të merkatos, italiani ia kaloi sërisht topin drejtorit Olsi Rama.

Pas ndeshjes së parë, tani keni një transfertë të vështirë në Gjirokastër. Çfarë prisni?

Është e vështirë, e dimë. Sa i përket ndeshjes hapëse do donim ta nisnim mirë me Kukësin, por e kemi harruar atë dhe tani jemi pozitivë. Po shohim pozitivisht dhe mendojmë për ndeshjen e radhës dhe siç e thatë ju nuk është e lehtë.

Meqënëse e nisët me humbje kampionatin, jeni nën presion për të marrë tri pikët sot?

Ne e dimë që në çdo ndeshje ka presion dhe në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin. Por, jemi të qetë. Me presion shpesh ndodhin gjëra jo të këndshme. Sapo kemi nisur kampionatin dhe jemi një grup i ri, kështu që duhet të kemi durim dhe besim, por pa presion.

E dini që Partizani ka 22 vite që nuk fiton në Gjirokastër dhe a është ky momenti i duhur për ta thyer këtë tabu, duke parë edhe momentin jo të mirë të kundërshtarit?

Ne e urojmë dhe duam ta thyejmë këtë tabu negative, sepse kemi nevojë për pikë.

Pas javës së parë, keni krijuar idenë se cilët do të jenë rivalët tuaj për titull?

Jo, jo. Është shpejt. Sipas meje duhet parë faza e parë njëherë, për më tepër që merkatoja është ende e hapur.

Pret Partizani afrime në merkato, siç ka bërë Tirana me Vangjelin dhe Lilën?

Unë nuk e di se çfarë bën Tirana, ne shohim punën tonë. E përsëris që me merkaton merret klubi.

Ju si trajner keni kërkuar vetë lojtarë?

E përsëris. Me punët e merkatos merret shoqëria dhe këto ditë vjen Olsi Rama dhe do mbyllim gjithçka.

Olsi Rama ka udhëtuar jashtë Shqipërisë për ndonjë lojtar?

Jo, për arsye personale.

Kundërshtari juaj ka pësuar tri gola. Sa ofensiv do jetë ky Partizan?

Çdo ndeshje ka histori më vete. Pashë ndeshjen e tyre me Tiranën dhe ishte e çuditshme. 15 minutat e para bënë një ndeshje të mirë, situata është e ndryshme, ambienti i ndryshëm. Ata tani luajnë në shtëpi tani.

Trajnerët italianë nuk kanë pasur jetëgjatësi, mendoni se ju do e thyeni këtë rekord jetëgjatësie tek kjo skuadër?

Ndoshta e mendoni ju. Unë e mendoj pozitivisht, çfarë do vijë më vonë do të vijë. Nuk varet nga unë.

Related posts

NUK KISHTE RRUGË TJETËR/ Humbi Kupën e Libertadores, largohet trajneri i Boca Juniors

Isa.Autor

BAYERN – HOFENHAIM/ Shënohet goli i parë në Bundesligë, një gjerman zbllokon sfidën (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lecce, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment