Futboll Seria A Sport

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Juventus nuk ndalet me perforcimet, ideja më e fundit është talenti i madh spanjoll!

Juventus ka nisur të mendojë për merkaton e verës që tani, me afatin kalimtar që pritet të jetë shumë aktiv për bardhezinjtë. Kjo për arsyen sepse shumë emra janë përmendur për një kalim të mundshëm në Torino.

Më i fundit që po përflitet është Ferran Torres. Talenti spanjoll shihet si një ndër lojtarët më premtues të Kombëtares së Spanjës dhe nëse Juventus e bën për vete, atëherë do të bëjë një goditje vërtet të bujshme.

20-vjeçari është pjesë e Valencias dhe ka një kontratë deri në verën e vitit 2021. Nuk do të jetë e lehtë për ta bindur Valencian që ta lëshojë, por avantazhi i bardhezinjve është kontrata e Torres, sepse nëse klubi nga “Mestalla” nuk e shet këtë verë, atëherë rrezikon ta humbasë me parametra zero vitin e ardhshëm.

Related posts

HAJDUTËT PO BËJNË KËRDINË/ Talenti italian merr masat. Shpenzon 30 mijë euro për të blerë… dy qen

Delo.autor

Shqipëri-Norvegji, në Itali i intereson dueli brenda ekipit tonë

Sadik.Autor

“Ylli” i Arsenalit gol të jashtëzakonshëm, “zhduket” topi nga shpejtësia (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment