Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Juventus, 7 tituj radhazi falë 10 blerjeve të goditura

Senatorët, nga Buffon te Chiellini, kanë qenë ata që kanë udhëhequr Juventus-in në një cikël të gjatë që sapo ka parë skuadrën e Massimiliano Allegri-t të festojë titullin e shtatë radhazi në Serie A.

Një arritje historike që është mundësuar edhe nga përmirësimi i skuadrës në merkaton e verës, me drejtuesit që kanë arritur të rrisin nivelin e ekipit edhe me kosto zero. Më poshtë janë renditur 10 goditjet e merkaton më të mira të bëra nga Juventus në shtatë sezonet e fundit.

10) Sami KHEDIRA (kosto zero) – Mesfushor gjerman i datëlindjes 1987-të, i marrë nga Real Madrid në verën e 2015-ës. A luajtur 111 ndeshje më bardhezinjtë, në të cilat ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 14 asiste. Ka fituar 3 kampionate, 3 kupa dhe 1 Superkupë të Italisë me Juventus-in.

9) Miralem PJANIC (32 milionë) – Mesfushor boshnjak i datëlindjes 1990, i kaluar te bardhezinjtë nga Roma (është paguar klauzola për prishjen e kontratës) në verën e 2016-ës. Me bardhezinjtë, deri tani, ka koleksionuar 90 ndeshje, të përbëra nga 14 gola dhe 28 asiste. Me Juventus ka fituar 2 kampionate dhe 2 Kupa të Italisë.

8) Carlos TEVEZ (15 milionë) – Sulmues argjentinas i datëlindjes 1984, i transferuar nga Manchester City në Torino, në verën e 2013-ës, për t’u larguar më pas në 2015-ën. Me bardhezinjtë ka koleksionuar 96 ndeshje: 50 gola dhe 18 asiste. Ka fituar 2 kampionate, 1 Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë me Juventus.

7) Gonzalo HIGUAIN (90 milionë) – Sulmues argjentinas i datëlindjes 1987, i blerë nga Napoli (është paguar klauzola e lirimit) në verën e 2016-ës. Ka luajtur 104 ndeshje me bardhezinjtë deri tani, duke shënuar 55 gola në total dhe duke dhënë 12 asiste. 2 kampionate dhe 2 Kupa të Italisë me Juventus.

6) Paulo DYBALA (40 milionë) – Sulmues argjentinas i datëlindjes 1993, i blerë nga Palermo në verën e 2015-ës. Ka luajtur 139 ndeshje me torinezët, në të cilat ka shënuar 68 gola dhe ka dhënë 25 asiste. Ka fituar 3 kampionate, 3 Kupa të Italisë dhe 1 Superkupë të Italisë.

5) Arturo VIDAL (12,5 milionë) – Mesfushor kilen i datëlindjes 1987-të, i blerë nga Bayer Leverkusen në verën e 2011-ës, për t’u larguar në atë të 2015-ës te Bayern (37,5 milionë euro kanë paguar gjermanët). Ka koleksionuar 171 ndeshje me bardhezinjtë: 48 gola dhe 25 asiste. Ka fituar 4 kampionate me Juventus, 1 Kupë të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë.

3) Andrea BARZAGLI (300 mijë euro) – Mbrojtës italian i datëlindjes 1981, i transferuar në Torino nga Wolfsburg në verën e 2011-ës. Deri tani, ka luajtur 270 ndeshje me Juventus: 2 gola dhe 6 asiste. 7 kampionate, 4 Kupa të Italisë dhe Superkupa të Italisë.

2) Paul POGBA (kosto zero) – Mesfushor francez i datëlindjes 1993, i transferuar nga United në verën e 2012-ës dhe më pas i kthyer te “Djajtë e Kuq” në 2016-ën (për 105 milionë euro). Ka luajtur 178 ndeshje me bardhezinjtë: 34 gola dhe 43 asiste. Ka fituar 4 tituj, 2 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa të Italisë.

1) Andrea PIRLO (kosto zero) – Mesfushor italian i datëlindjes ’79, i transferuar nga Milan tek Juventus në verën e 2011-ës dhe i larguar në atë të 2015-ës te New York City ( me kosto zero)ka luajtur 164 ndeshje me bardhezinjtë: 19 gola dhe 38 asiste. Ka fituar 4 tituj, 1 Kupë të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë.

Related posts

Shqipëria U-19 e mposht Greqinë

Q.Autor

BARAZIM MES TENSIONESH/ Flamurtari ndanë pikët me “gjirokastritët”

Delo.autor

Një popull i tërë me sytë nga Salah…

Sadik.Autor

Leave a Comment