Futboll La Liga Sport

“NA MUNDI REAL MADRIDI MË I KEQ?” Kapiteni Ramos i kthehet keq Pique

Sergio Ramos iu kundërpërgjigj flakë për flakë kritikave të Gerard Pique, se kishte luajtur ndaj Real Madridit më të dobët në “Bernabeu”, në pjesën e parë të “El Clasico” së mbrëmshme. Vinicius Junior dhe Mariano Diaz shënuan dy gola në pjesën e dytë, duke siguruar fitoren 2-0 të të bardhëve dhe kreun e La Liga-s.

Kapiteni i “Los Blancos”, Ramos, tha se do të donte të fitonte me fat çdo “El Clasico”, duke luajtur ashtu siç bëri skuadra e tij të dielën në mbrëmje: “Mendimi i të gjithëve është i respektueshëm. Unë firmos që tani për t’i fituar të gjitha “El Clasico” duke luajtur aq keq, si në pjesën e parë, sa thotë Gerard. Qasja jonë ishte e ndryshme. Në pjesën e parë e lamë topin më shumë te kundërshtari, ndërsa në të dytën vendosëm të rrisnim presionin. Katalanasit nuk ishin aq të freskët në gjysmën e dytë të ndeshjes, ndaj ne filluam të krijojmë raste. Dy prej tyre i kthyem në gola dhe fituam ndeshjen”.

Me 12 ndeshje të La Liga-s të mbetura për t’u luajtur, Real Madridi ka një pikë më shumë se rivalët e mëdhenj Blaugrana, pasi kishte humbur vetëm dy ndeshje të kampionatit, këtë sezon. Ndërsa ishte i kënaqur me fitoren, Ramos i kërkoi skuadrës së tij të mos e humbasë përqendrimin: Ishte një mundësi unike për të treguar veten tonë. Ndaj një kundërshtari të shkëlqyeshëm dhe rival direkt për titullin morëm tri pikë të rëndësishme. Megjithatë, kanë mbetur edhe shumë ndeshje. Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dortmund harron Sancho-n, gjen zëvendësuesin e anglezit për 30 milionë euro. Ja emri…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Rezultoi pozitiv me COVID-19, ish-portieri i Barcelonës në gjendje kritike për jetën

Delo.autor

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Q.Autor

Leave a Comment