Futboll Seria A Sport

NDESHJA E SHTYRË NË KUPËN E ITALISË/ Milani u tërbua duke pritur, “kuqezinjtë” qëndruan në autobus deri në…

E marta ka rezultuar një ditë nervoze për Milanin. Megjithëse kishin një informacion paraprak se gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë kundër Juventusit mund të shtyhej, Stefano Pioli dhe skuadra kanë udhëtuar drejt Torinos pasditen e së martës. Edhe pse mundësitë e shtyrjes së takimit ishin të larta, ekipi milanez është nisur në udhëtim duke qenë se në klub nuk kishte ardhur asnjë lajm zyrtar për shtyrjen.

ac-milan-team-bus

“Djalli” ka mbërritur në Torino rreth orës 19:00 dhe është akomoduar në hotel në pritje të një njoftimi mbi zhvillimin e ndeshjes. Në një situatë kaotike dhe nervozizmi, në rreth orës 21:15 Milani është njoftuar me një komunikim zyrtar se ndeshja me Juventusin nuk do të zhvillohej.

Në këto rrethana kuqezinjtë kanë braktisur hotelin dhe në 21:38 janë futur përsëri në autobusin që duhet t’i rikthente në Milano. Kur udhëtimi duhej të merrte fill, ekipit i është kërkuar të bëjë durim sepse ekzistonte mundësia e zhvillimit të takimit me dyer të mbyllura.

Që nga ai moment trajneri Pioli së bashku me drejtorin Masara dhe ekipin kanë qëndruar për rreth 70 minuta në autobus duke pritur konfirmimin që më në fund ka ardhur.

Ndeshja përfundimisht nuk do të zhvillohet dhe rreth orës 23:00 autobusi kuqezi është nisur me destinacion Milanon, ku ka arritur pas mesnate. Nervozizmi ka qenë prezent gjatë gjithë udhëtimit dhe klubi ka vendosur që dita e djeshme të ishte pushim për të gjithë pavarësisht se ndeshja me Juventusin nuk u zhvillua.

Kuqezinjtë sot do të rikthehen stërvitje nën urdhrat e Piolit për të përgatitur sfidën e radhës, edhe pse nuk dihet nëse do të luhet kundër Leçes siç e parashikon kalanderi apo Xhenoas, si sfidë e prapambetur nga shtyrjet e javës së kaluar.

Related posts

DËSHTUAN NË MERKATO/ Mourinho: E dija se ky sezon do të jetë “FERR”

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Duele titanësh, Skënderbeu dhe Kukësi me artilerinë e rëndë

Sadik.Autor

Dovizioso: Cinikë dhe të kujdesshëm, kështu fitojmë titullin

Sadik.Autor

Leave a Comment