Futboll La Liga Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E ZIDANE/ James Rodriguez drejt largimit nga Real Madrid, ja shkaku

James Rodriguez nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe Real Madridi do të duhet ta shesë atë gjatë këtij afati kalimtar të verës, ose do ta humbë për asnjë cent gjatë verës së vitit 2021, kur i skadon kontrata.

Ditët e James Rodriguez në Real Madrid janë të numëruara. Koronavirusi ka ndikuar edhe më shumë në pasigurinë e së ardhmes të kolumbianit në Santiago Bernabeu dhe e ka shtyrë atë drejt largimin, njëjtë si në rastin e Gareth Bale.

Para se futbolli të pezullohej përkohësisht shkaku i përhapjes së virusit pandemik, trajneri Zidane e kishte bërë të qartë që James nuk ishte pjesë e planeve të tij në klubin madrilen dhe pasi që kontrata e tij përfundon në vitin 2021, ai i kishte dy opsione: të largohej këtë verë (opsioni më fitimprurës për Real Madrid), ose të largohej falas vitin tjetër.

Kolumbiani s’ka arritur kurrë ta zë vendin të cilin tifozët e kishin pritur kur ai ishte transferuar pas paraqitjeve mbresëlënëse për ekipin kombëtar gjatë Kupës së Botës. Ai u huazua në Bayern për dy vjet, mirëpo ka luajtur vetëm 650 minuta gjatë gjithë sezonit, më pak se 20 lojtarë të tjerë të Real Madridit. Për herë të fundit ai kishte luajtur më 19 tetor, në humbjen 1:0 kundër Mallorcas.

Real Madridi kishte tentuar ta shesë atë edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo as Napoli e as Atletico Madridi s’kishin qenë të gatshme t’ua ofrojnë Los Blancos 50 milionë eurot e ofruara.

Real Madridi nuk dëshiron ta humbë atë për asnjë cent dhe do të pranojë ta shesë atë për një çmim pak më të ulët, pasi kishte paguar 80 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2014. /Gazeta Express/

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Të besuarit e Klopp mposhtin Southamptonin dhe rimarrin kreun

Delo.autor

“O TIRONA, O TIRONA…”/ Shikoni festën e “çmendur”të Bardhebluve në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Ëndrra e Kombëtares nuk është shuar ende, rruga kalon nga Franca

Delo.autor

Leave a Comment