Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Po shkëlqen në EURO 2020, Juventus gati ofertën për ish-futbollistin e Milan-it…

Do të jetë një javë intensive kjo për Juventusin për blerjen e Manuel Lokatelit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë kanë vendosur të krijojnë një ofertë për ish-futbollistin e Milanit aktualisht tek Sasuolo që po shkëlqen me paraqitjet e tij në EURO 2020 me fanellën e Italisë.

Skuadra nga Rexhio-Emilia e vlerëson mesfushorin 60 milionë euro, por Juventusi arrin deri tek 30 milionë euro plus ndonjë lojtar të ri që mund të përfshihen në shkëmbim, si Rafia, Da Grasa apo edhe Feliks Korreira.

Me kombëtaren italiane Lokateli u aktivizua deri më tani në dy ndeshje nga ku realizoi dy herë ndaj kombëtares së Zvicrës. Ndërsa me fanellën e Sasuolos, 23-vjeçari u aktivizua në 34 ndeshje ku realizoi 4 gola dhe dhuroi 3 asist.

Related posts

SHKODRA NË FESTË/ Vajzat e Vllaznisë vazhdojnë rrugëtimin në Europë pas 6 golave dhe penalltive

Delo.autor

“GLADIATORI” NUK IA DEL/ Sylvinho humbet mesfushorin për sfidat e qershorit

F.autor

SOLSKJAER HUMB ME PËRMBYSJE/ Dora e Smalling ndëshkon “Djajtë e Kuq” dhe i dhuron fitoren Wolvesit

Delo.autor

Leave a Comment