Futboll Seria A Sport

KAOS TEK MILAN/ Ibra i tërbuar me drejtorin e “Kuqezinjve”, kërkon takim urgjent

Zemërimi i Zlatan Ibrahimovic nuk është vetëm ai që shihni. Momenti te Milani është i ndërlikuar, edhe pse ai ka qenë gjithnjë e më shumë i devotshëm, nga ndeshja në ndeshje, prej janarit. Gjiganti suedez e kupton se nuk është i lumtur. E njëjta lumturi për të cilën foli Raiola para disa ditësh, tani është shndërruar në zemërim. Ibra është i tërbuar, madje shumë. Kështu e përshkruajnë njerëzit rreth tij. Zemërimi vjen prej faktit se e gjeti mirë veten në një grup pune kuqezi, por u hidhërua nga Gazidis.

Drejtori i përgjithshëm shkarkoi para pak ditësh Boban, njeriun që kishte negociuar me të për t’u rikthyer te Milani. Në këtë kuptim, suedezi e konsideron veten “jetim” tashmë, ose më keq se kaq. Mediat italiane flasin për disa fërkime verbale mes të dyve, sepse Zlatan, në moshën 38-vjeçare dhe me egon e tij, nuk ka probleme sinqeriteti me askënd. Ai, madje, ka kërkuar takim urgjent me Gazidis, gjatë kësaj jave. Një bisedë personale, për t’i thënë të gjitha ato që e mundojnë, që e kanë zemëruar pa masë, duke hedhur dritë edhe mbi të ardhmen.

Boban dhe Maldini kishin filluar bisedimet për të rinovuar kontratën me suedezin, por tashmë planet kanë ndryshuar. Flitet se trajneri i ri i prenotuar nga Gazidis, Ralf Rangnick, do ta drejtojë vetë merkaton e kuqezinjve. Ibra nuk është në planet e gjermanit, për arsye të ndryshme, ndaj kjo kthesë e Milanit duket si një prerje në besë nga sulmuesi 38-vjeçar.

Related posts

RUSI 2018/ Ndalohet alkooli në Kupën e Botës, rebelohen moskovitët

Sadik.Autor

MORËN NJË GODITJE TË FORTË/ Chiellini zbulon mënyrën se si do mundin Atleticon

Delo.autor

MBI ÇËSHTJEN “SUPER LEAGUE”/ Tebas: Ka vetëm një mënyrë për ta shmangur. Ja çfarë i kam thënë Agnelli-t

Delo.autor

Leave a Comment